Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur sërish këtë të martë. Në një prononcim për mediat, Ulsi Manja, deputeti i PS ka bërë një pasqyrim të ecurisë së proçesit të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE.
“I dhamë fund shqyrtimit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Patëm një relatim në parim të ligjit për strukturën e luftës kundër krimit të organizuar. Puna në komision vijon normalisht për të gjitha për ligjet që do të jenë pjesë e kësaj pakete”, është shprehur Manja.
Gjithashtu ai bëri me dije se mazhoranca është e hapur për sugjerime dhe komente për ligjet që do të shoqërojnë këtë paketë. “Ndaj ftojmë anëtarët e opozitës që të japin kontributin përkatës me sugjerimet e tyre” – tha ai.