Partia Demokratike ka bërë gati padinë dhe ka mbledhur firmat për të ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, ligjin për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ligji duhet të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese si dhe është marrë gjithashtu vendimi i unifikuar për të mbledhur firmat për referendum kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Në përfundim të mbledhjes kreu i opozitës deklaroi për mediat se opozita do të jetë në mbështetje të protestës së shoqërisë civile, të thirrur të shtunën në orën 11:00. Basha tha se do të përdor çdo mjet kundër këtij ligji, i cili në vlerësimin e tij ka ardhur si pasojë e lobimit të mafias.