Pas takimit me ambasadoren gjermane Susanne Schutz, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dha një deklaratë para mediave për reformën në drejtësi.
“Jemi në një proçes diskutimesh me kryetarin dhe nënkryetarin e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi” dhe se “këto dy ditë do të jemi më këmbëngulës që të vazhdojmë në rrugën e nisur dhe do të marrim hapat që do të ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave” – deklaroi Meta.
“Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur, me një axhendë të qartë. Çdo gjë do të shkojë sipas afateve kushtetuese”, shtoi ai.