Reforma në Drejtësi dhe “mitra” e infektuar që e polli! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi dhe “mitra” e infektuar që e polli!

15:18 | 12/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Nga Dritan Kaba
Për të kuptuar më qartë “fitoren” e sotme me zhdrejtësinë të një eksponenti, që “ra” në rrjetën e të ashtuquajturës OFL, e cila është ngritur si një shplarëse e elementëve kriminale dhe të ardhurave të tyre, po ju sjell disa fakte që kanë të bëjnë me kapjen e Drejtësisë së “Re”.
“Reforma në Drejtësi” po ka sjellë, jo kapjen e peshqve të mëdhenj, por rritjen e peshkaqenëve nën përkujdesjen e saj.
Asnjë çështje e hapur për korrupsionin e frikshëm qeveritar.
Asnjë grup i dënuar i drejtuar nga peshkaqenët.
Vetëm lirime nga burgjet të eksponentëve të tyre. Zhbërje të akuzave për korrupsion dhe dhjetra dosje që rrinë të fjetura.
Sot në sistemin e drejtësisë kemi të emëruar, në çdo organizëm të ri, vetëm të punësuar nga Fondacioni Soros.
T’i marrim me radhë.
KLP drejtohet nga Gent Ibrahimi, i cili u soll si “ekspert” për Reformën në Drejtësi nga Fondacioni Soros. Ai drejtonte prej kohësh një OJF të financuar nga Soros. I propozuar në KLP nga rrjeti i OJF-ve të drejtuar nga Fondacioni Soros.
KLGJ drejtohet nga Naureda Llagami, po ashtu e ardhur nga OJF e financuara nga Fondacioni Soros. Po ashtu edhe kjo është propozuar dhe ka fituar vendin në KLGJ, e propozuar nga rrjeti i OJF-ve të Fondacionit Soros.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, është po ashtu një ish i punësuar i Fondacionit Soros.
Përjashtim në këtë rënditje bën Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ai ka një lidhje tjetër, atë të prokurorit, që hetoi dosjen e fabrikës së kokainës në Xibrakë. Dosje nga e cila shpëtuan të gjithë drejtuesit e rrjetit dhe i vetmi që u kap, Ermal Hoxha, u lirua para kohë nga burgu. Drejtuesit e rrjetit “shpëtuan” çuditërisht pa u arrestuar duke i shmanguar drejtësisë si me magji.
Një fakt interesant doja të sillja. Kur Olsian Çela u propozua si PP, në mediat dhe rrjetet sociale si me “dorë” u përhap një lajm fake që zotin Çela e bënte nip të ish drejtuesit komunist të drejtësisë komuniste. U përmbyten rrjetet dhe mediat me këtë fake news. Ditën e nesërme doli në një deklaratë zoti Çela, në të cilën hidhte poshtë me një buzëqeshje gati feminore fake news-in e përgatitur me kujdes. Dhe kishte të drejtë. Stuhia ra menjëherë. Ajo kishte bërë detyrën e saj. Kishte fshehur si me magji hetimin nga ana e Çelës, te “Çështjes Xibraka”.
Një hetim i dekonspiruar ku u shpëtuan të gjithë, veç njërit nga shqiptarët dhe dy kolumbianëve argatë. Siç duket ka edhe përjashtime të domosdoshme.
Ndërsa për SPAK dhe BKH nuk ia vlen fare të merremi se dihet se çfarë janë. Rezultatet e tyre flasin qartë. Asnjë çështje reale, megjithë denoncimet e shumta të korrupsionit galopant. Dosjet po bien një nga një. Çështjet po lihen zvarrë, për t’i zënë “pluhuri” i harresës. Me që jemi këtu dua të sjell një rast flagrant para jush. është çështja “Dvorani”. Presidenti i Republikës ka bërë një denoncim për shpërdorim detyre për Dvoranin dhe disa funksionare të Ministrisë së Drejtësisë. Ende asnjë përfundim nga ana e SPAK, kur çështja është e qartë dhe nuk ka asnjë logjike juridike pse nuk ka një përfundim të çështjes. Faktet bëjnë “muuu”!
Nuk po u hyj këtu denoncimeve të tjera për koncensionet, ligjet antikushtetuese të bëra me vetëdije, si ai i “Dividentit”, ku u shkel hapur Kushtetuta, procedurat parlamentare, për t’i dhënë miliona euro oligarkeve apo hetimeve për grupet kriminale që po zhbëhen njëra pas tjetrës.
Në filmim keni një intervistë të zhvilluar në emisionin “Ingraham Angle” që transmetohet në Fox News, i cili renditet mes tre emisoneve televizive më të ndjekura ne SHBA. Në intervistë janë dy kandidatë për prokurore që flasin për ndërhyrjen e Soros përmes parave me shuma marramendëse për të zgjedhur prokurore, të cilët janë të majtë dhe njihen për qëndrimet e tyre të theksuara politike dhe jepet një pasqyrë se çfarë kanë bërë prokuroret e tjerë të mbështetur nga Soros.
Se si ata kanë ulur numrin e ndjekjeve penale ndaj krimit, ndaj trafikantëve të drogës etj.
Të kthehemi në Shqiperi. “Reforma në Drejtësi” ose Sorosreforma është e dështuar, këtë pasyrë jep edhe raporti i fundit i BERZH. Shqipëria ka tre vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe ka në fuqi mbi 30 ligje që kanë të bëjnë direkt me korrupsionin qeveritar, në fuqi.
Janë mbi 30 ligje antikushtetuese që diktojnë jetën ekonomike të vendit.
Janë mbi 30 ligje që efekti i tyre financiar mbi Buxhetin e Shtetit dhe taksat e shqiptarëve, mbi pronat publike dhe private, mbi konkurencën e ndershme dhe lirinë e tregut rëndojnë në rendin e miliardave euro dëm në kurriz të tyre, për përfitme të paligjshme dhe kriminale.
Janë mbi 30 ligje që përbejnë një korpus të tërë që ndikon direkt mbi tregun e lirë në Shqipëri.
Janë mbi 30 ligje, që Presidenti i Republikës z. Ilir Meta me të drejtë i ka cilësuar si një korrupsion të frikshëm përmes ligjbërjes.
Janë mbi 30 ligje që na e vërtetojnë këtë.
Ndaj e ashtuquajtura “Reformë në Drejtesi” ka sjellë kapjen e plotë të shtetit përmes ligjeve antikushtetuese.
Arsyeja është se “mitra” që e polli është e infektuar keq. Shembujt nuk janë vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA. Atje nuk mund ta zhbëjnë Kushtetutën si tek ne, por paguajnë para për të kapur Drejtësinë. Tek e ne e morën lirë nën kontroll përmes Sorosformës në Drejtësi.
Edhe komunistët edhe fashistët drejtesinë e kapën duke kërkuar “Reforma” për të luftuar korrupsionin, por në fakt sollën një drejtësi thellësisht jo vetëm të korruptuar, por edhe me një ngarkesë dhe komandim të frikshëm politik.
Etiketa: Dritan Kabareforma ne drejtesi

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Boiken Abazi: Sadistët e regjimit duan ta vendosin policinë në mbrojtje të hajnave

Lëvizja Vetëvendosje kërkesë për miratimin e një rezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com