Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Real Madrid e mbyll me humbje sezonin zhgënjyes

Nga Klodiana 0

Reali i Madridit nuk ia doli ta mbyllë me sukses kampionatin spanjoll. 0-2 u mposhtën djemtë e Zidan në shtëpi nga Betisi në ndeshjen e fundit të La Ligës për këtë sezon. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e dytë.

Në fillim ishte Loren, i cili finalizoi një aksion të bukur të Betisit pas një ore lojë. Më pas ishte radha e një ish-i. Sërish kombinime të bukura të miqve dhe Hese Rodrigez vulosi ndeshjen me golin e shënuar 15 minuta nga fundi.

Reali i dha fund një sezoni tepër zhgënjyes dhe e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 68 pikë, ku bien në sy 12 humbjet e pësuara. Mesi i tabelës për Betisin, që e mbyll i dhjeti me 50 pikë, duke humbur kualifikimin në Europë për vetëm 3 pikë.

Real Madrid-Betis 0-2
(Loren 61’, Hese 75’)

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej