Reagon Shehu: Ligji është bërë si program partie dhe Shqipëria është kthyer në Republikë Kryeministrore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Shehu: Ligji është bërë si program partie dhe Shqipëria është kthyer në Republikë Kryeministrore

20:51 | 12/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për masat e marra pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Shehu përmes një postimi në rrejtet sociale i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama se si do t’i ndërtojë 14500 ndërtesat e shembura nga tërmeti, përveç atyre që na ka premtuar Turqia, teksa përmend deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se “do të eleminojmë përmbytjet në Laç”.

Postimi i plotë i Sherefedin Shehut:

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

500 Banesa Po Na i Ndërtojnë Turqit. Tani Na Kanë Mbetur edhe 14500

Pas marrëveshjes me Turqit, Kryeminstri nuk na tha se si do t’i ndërtojë 14500 ndërtesat e tjera por se “do të eleminojmë përmbytjet në Laç”. Ministri i Rindërtimit thotë se ndërtimi i banesave (që nuk dihet se kur do të fillojë) do të marrë formën e një “poli të ri zhvillimi urbano-ekonomik” dhe Ministrja e Financave thotë se në vendet ku do të ndërtohet do të ketë “zona të lira ekonomike” të cilat nuk janë krijuar dhe nuk do të krijohen ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria thotë se akoma nuk e di faturën e tërmetit kur dihet se sa njerëz janë pa bukë dhe pa strehë dhe llogaritë mund të bëhen me gishta. Kështu nevojat për ushqim, paisje, qera dhe ndërtimin e banesave për të pastrehët pritet te jenë të paktën 500 milion Euro. Dhe këto nevoja nuk financohen me parulla por me ligje dhe veprime të përgjegjëshme.

Duhet miratuar dhe të fillojë zbatimi i buxhetit të qeverisë dhe jo të na mashtrojë me konferencën e donatorëve që do të na qajnë hallin dhe do të na thonë hajdeni dhe merrni kredi.

Duhet një ministri me personel, buxhet dhe program rindërtimi dhe jo një Ministër propogande i shtuar në borderonë e Kryeministrisë.

Buxheti për institucione dhe programe rindërtimi duhet miratuar në ligj sepse shuma 20 miliardë lekë nuk është detyruese. Ajo është në një tabelë që nuk është pjesë e ligjit të buxhetit 2020.

Duhet të miratohen në ligj financimet për rindërtimin edhe për dy vitet pasardhëse (siç e kërkon ligji) mbasi edhe shuma 20 miliardëshe vetëm për vitin 2020 nuk është detyruese.

Duhet një program afat-mesëm për financimin e rindërtimit në vend të gënjeshtrës 13 miliardëshe mbasi 7 miliardë janë ndihma të supozuara dhe jo të konfirmuara. Edhe po të jetë e vërtetë kjo gënjeshtër do të duhen të paktën 6 vjet për financimin e këtyre nevojave.

Dhe Kuvendi duhet të miratojë buxhet të detyrueshëm për institucionet dhe programet e rindërtimit. Ligji është bërë si program partie dhe Shqipëria është kthyer në Republikë Kryeministrore me nene që “nëse” Qeverisë i falin apo i tepron ndonjë lek ta shpenzojë për rindërtimin (ligji i buxhetit nuk e lejon Kryeministrin që të miratojë programe buxhetore të reja por vetëm të transferojë deri në 10% të buxhetit midis programeve të miratuara në ligj).

Pra këtij Kryeminstri nuk ja ndjen për hallexhinjtë. Sipas tij, pas një viti kur ai të mos jetë më le të bëhët qameti.

Etiketa: 51 viktimadëmet nga tërmeti i 26 nëntoritedi ramaIsh-deputeti i PDkryeminstriSherefedin Shehu

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
“Si gënjeu Ahmetaj për inceneratorin 220 milionë euro të Tiranës?”

"Si gënjeu Ahmetaj për inceneratorin 220 milionë euro të Tiranës?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com