Reagon pas takimit me Alex Soros: Nuk biseduam Mini-Shengenin por për akuzat e kapjes së Drejtësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon pas takimit me Alex Soros: Nuk biseduam Mini-Shengenin por për akuzat e kapjes së Drejtësisë

09:50 | 22/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Dy ditë më parë presidenti i vendit Ilir Meta priti në një takim zyrtar Alexander Soros, djalin e George Soros, por ky takim u shoqërua me reagime kritike nga personazhe të njohur të politikë dhe jo vetëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme presidenti Meta ka sqaruar arsyen e takimit dhe për çfarë ka diskutuar me të.

Meta thotë se në takimin me Alex Soros nuk është diskutuar Mini-Shengeni ndërsa takimi kishte kohë që kërkohej nga Soros.

Read more

Ne nuk dorëzohemi, do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo –

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur –

Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –

Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak –

Reagimi i plotë:

Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët!

I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

SHQIPËRIA E PARA!

SHQIPËRIA NË BASHKIMIN EUROPIAN!

Etiketa: Alexander Sorosdjalin e George Sorosmini-ShengeniPresidenti i vendit Ilir Metatakim

Të Lidhura

Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Ne nuk dorëzohemi, do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo –

nga 27
10:34 | 23/05/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka postuar foto nga fletët e votimit për kreun e PD, ku disa demokratë kanë vënë emrin...

Duhet t’a nisim nga vetja –

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur –

nga 27
10:16 | 23/05/2026
0

Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit”. Sipas hetimeve,...

Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –

Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –

nga 27
10:04 | 23/05/2026
0

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike nisi këtë të shtunë në orën 08:00 dhe po zhvillohet...

Makina kthehet përmbys, shoferi dhe pasagjerët përfundojnë në spital –

Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak –

nga 27
09:38 | 23/05/2026
0

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Burime policore...

Para
Moti i keq mbërthen Anglinë, banorët regjistrojnë pamjet nga tornadoja (film)

Moti i keq mbërthen Anglinë, banorët regjistrojnë pamjet nga tornadoja (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Ne nuk dorëzohemi, do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo –

10:34 | 23/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur –

10:16 | 23/05/2026
Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –

Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –

10:04 | 23/05/2026
Makina kthehet përmbys, shoferi dhe pasagjerët përfundojnë në spital –

Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak –

09:38 | 23/05/2026
U nisën të dërgonin ndihma në Gaza! Aktivistët akuzojnë Izraelin për tortura, dhunë dhe përdhunime –

U nisën të dërgonin ndihma në Gaza! Aktivistët akuzojnë Izraelin për tortura, dhunë dhe përdhunime –

09:26 | 23/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ne nuk dorëzohemi, do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo –
  • I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur –
  • Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –
  • Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak –
  • U nisën të dërgonin ndihma në Gaza! Aktivistët akuzojnë Izraelin për tortura, dhunë dhe përdhunime –
  • Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ne nuk dorëzohemi, do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo –
  • I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com