Reagon drejtori i “Accademia di Belle Arti” në Firence: Ja pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon drejtori i “Accademia di Belle Arti” në Firence: Ja pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar

19:30 | 26/07/2019
në Kryesore
0

Nga Claudio Rocca*

Ndër njoftimet që na vijnë nëpërmjet internetit në mënyrë automatike e që  na bëjnë të shkëputemi për disa minuta nga puna, për të bredhur nëpër lajme të ndryshme, më erdhi edhe artikulli on-line i Stafano Giantinit i botuar në “Il Piccolo” e Triestes ku flitej për mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Lajmi më bëri kurioz, sepse pashë se njerëzit kishin protestuar përpara Parlamentit kundër shembjes.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Nuk i di arsyet e këtij vullneti për të shembur, por shoh se teatri i projektuar nga Giulo Bertè në 1938 është arkitekturë racionaliste  dhe ka motivet e veta për të ekzistuar, sikur jo për gjë tjetër, për rëndësinë e tij historike. E kanë ruajtur edhe real-socialistët  me kulturë sovjetike që morën pushtetin pas Luftës së Dytë.

Në vitin 1947 njëra nga godinat e kompleksit është bërë teatër kombëtar dhe ka arritur deri në ditët tona, megjithë akuzat për rrezikshmërinë që paraqiska përdorimi i materialit parafabrikat që e quajnë “populit”, material që, në periudhën e autarkisë, fashizmi e promovonte nëpërmjet eksperimentesh të tilla, duke krijuar përzierje të çimentos me fibra druri dhe alga.

Godina ka rezistuar pra dhe, ndonëse në kushte të këqija mirëmbajtjeje, ka mbetur një arkitekturë që  dëshmon një periudhë historike, që, për më tepër, nuk ka lidhje as me pushtimin italian që ka ndodhur në vitin 1939.

Por, përtej çdo leximi politik, këtu nuk bëhet fjalë për çështje nostalgjikësh, aq më pak nga ana ime, por thjesht për mbrojtjen e një koncepti të thjeshtë: shtresëzimi historik i arkitekturës.

Forca e historisë së Mesdheut qëndron, përveç të tjerash, pikërisht tek ky shtresëzim historik. Është ky që i ka bërë të mëdha arkitekturat që lidhin detin me tokat e kësaj zone.

Mjafton të udhëtosh sot në territoret  e vendeve me ekonomi në zhvillim për të konstatuar se çfarë turpi po ndodh nën një heshtje absolute. Po shkatërrohen qytete të tëra duke u zëvendësuar me arkitektura kontemporane, absolutisht anonime dhe pa asnjë karakter identitar.

Për të zëvendësuar Teatrin e Tiranës sot është propozuar një teatër që mund të rrijë kudo, në Tiranë si në Pekin apo në ndonjë qytet amerikan. E ka projektuar një grup danez Bjerke Ingels Group, “BIG” që vetëm nga emri më bën të më përshkojnë dridhërimat që nga këmbët deri tek fijet e flokëve.

Shumë mirë, projekti është i bukur, funksional dhe modern, por përse duhet realizuar nëpërmjet këtij operacioni që duket se i sjell fitime vetëm realizuesit (thuhet që do të ngrihen edhe tre deri në gjashtë kulla) dhe duke shkatërruar Teatrin Kombëtar?

Është kjo që më shqetëson: aftësia për të shkatërruar, ky mallkimizim i kujtesës historike që ka pushtuar vende të ndryshme të botës, në garë se kush të bëjë gjëra më moderne, më inovative.

Mjafton të analizosh komplekset historike të Mesdheut tonë për të kuptuar se si, në një harmoni dhe bukuri absolute, janë ndërtuar në harkun e tre-katërqind vjetëve monumentet më madhështore, me ndërhyrjen e shumë duarve, duke respektuar paraardhësit. Flet për të gjitha këto bazilika e Santa Maria del Fiore (Duomo e Firences) ku janë bashkuar duart e Giottos, Arnoldo di Cambios dhe Brunelleschit. Sikur vetëm njëri prej tyre t’i kishte lejuar vetes të shkatërronte paraardhësin nuk do ta kishim atë mrekulli të arkitekturës që sot e admirojnë të gjithë.

Ruajtja e kujtesës është edhe një çështje e leximit të realitetit. Pikërisht për këtë, në nivel rikuperimi dhe restaurimi, është fondamentale të mos bësh rikuperime me gjëra false, por të përcaktohet qartë në projektin restaurues leximi korrekt i periudhave historike që pasojnë njëra tjetrën. Kurse të propozosh shembje, veçanërisht me teknologjitë restauruese që zotërojmë sot, është krejtësisht absurde.

Arkitektët le të gjejnë një vend më të mirë për të realizuar “Fluturën” e tyre nëse kjo duhet ngritur medoemos në Tiranë, paçka se mendoj se do të kishte qenë më e preferueshme të ishte hapur për këtë një konkurs i bukur për të gjithë arkitektët evropianë. Por e dimë se sa i vështirë është pranimi i konkurrencës së ndershme nga yjet e arkitekturës, veçanërisht për yjet që janë arkitektë menaxherë të ndihmuar nga kushte speciale partneriteti.

* Claudio Rocca, është drejtor i “Accademia di Belle Arti” të Firences; është laureuar për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës në Firence si dhe ka një laurë të dytë për disajn. Ka mbi 20 vjet përvojë në fushat akademike dhe është autor i 12 librave me studime në fushën e historisë së arkitekturës,  restaurimit, teknologjisë dhe disajnit.

/telegraf.al/

Etiketa: Accademia di Belle ArtiClaudio RoccafirenzeGiulo BertèTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Harrojeni plazhin, moti me kthjellime e rreshje shiu edhe këtë fundjavë

Harrojeni plazhin, moti me kthjellime e rreshje shiu edhe këtë fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com