Reagimi i Bernd Bochard për zgjedhjet e parakohëshme/ Koka: A thua se po shtyhet Bajrami apo Krishtlindjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagimi i Bernd Bochard për zgjedhjet e parakohëshme/ Koka: A thua se po shtyhet Bajrami apo Krishtlindjet

19:00 | 23/04/2019
në Uncategorized
0

Nga Bledian Koka

Ishin ditën e marsit 2008 kur në prapaskenat e podiumit ku do të fliste opozita, pashë një burrë të gjatë, kaçurrela dhe me syze të cilin e njoha direkt si gazetar i politikës. Më bëri përshtypje sesi kishte mundësi që një ambasador i një vendi të madh si Gjermania kishte dalë vetë në shesh për të ndjekur një protestë të opozitës, i pashoqëruar nga asnjë.Ishin kohët kur ndërsa Shqipëria priste ato ditë të hidhte firmën për anëtarësimin në NATO, opozita protestonte as nuk më kujtohet se për çfarë.

Kjo ishte hera e parë që pashë “in persona” Bernd Bochard. Si gazetar, nxorra celularin e lodhur nga xhepi dhe i bëra disa foto që nuk i kam ruajtur pasi më bëri përshtypje dhe doja ta dokumentoja praninë e tij. Mbaj mend që ambasadori gjerman e vuri re që po e fotografoja (jo se po e bëja fshehtas) dhe me shpejtësinë e rrufeshme të një diplomati mu zhduk ndërsysh. Atë çast mendova me vete sesa sa mirë ndërkombëtarët dalin vetë në shesh për të ndjekur nga afër shqetësimet e opozitës dhe e lashë me aq. Nuk e di pse e kam fiksuar në mëndje këtë moment, por mu kujtua sot kur dëgjova zotin Bochard në një prononcim për mediat tek flet si djalli për temjanin sa i takon mundësisë së zgjedhjeve të parakohëshme, a thua se po shtyhet festimi i Krishtlindjeve apo Dita e Bajramit të Madh. Në dy mandatet që zoti Bochard ka mbajtur në Shqipëri, siç ndodh përherë me vendin tonë kohërat politike kanë qenë të trazuara dhe demokracia gjithnjë pikëpyetje.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pra minimalisht personazhi i këtij shkrimi është një njeri që nuk e njeh vendin tonë nga kabllogramet diplomatike, por personalisht e me vite të tëra. Thënë kjo, edhe pas zgjedhjeve të vitit 2008 kur opozita e atëhershme kërkonte hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, reagimi i ish-ambasadorit gjerman ka qenë i tillë në një intervistë për DW në 9 Tetor 2008: “Shumë nga reformat, që Shqipëria ka përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE, kërkojnë një shumicë të cilësuar në parlament. Prandaj shpresojmë që opozita do të zgjedhë të mbajë një qëndrim konstruktiv lidhur me reformat për legjislacionin. Opozita ka detyrën të përfaqësojë interesin e elektoratit të saj në këtë diskutim në parlament. Nuk besoj se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit ka interes për ngadalësimin e prosesit të reformave në Shqipëri. Jam i bindur se qeveria dhe opozita mund të gjejnë zgjidhje kompromisi për shumë nga paketat e reformave e duhura”.

Edhe sot, zoti Bochard në staturën diplomatike si kreu i OSBE/ODIHR në Shqipëri, nuk ndryshon pothuajse fare nga ai i 2008-2012. Por ama Shqipëria ka ndryshuar në raport me demokracinë që është shëndrruar në demokraturë. Me zgjedhje ku votohej mirë dhe numërohej keq, ndërsa tani kemi me vota që blehen dhe nuk ia vlen më barra qiranë as ti numërosh. Po zoti Bochard, ajo që kemi tani është një demokraturë, legale siç deklaron Ditmri Bushati, por aspak morale. Prandaj sot më shumë se gjysma e shqiptarëve e besojnë deri edhe Lulzim Bashën që të gënjen për orën se vjedhjet në Shqipëri nuk janë vjedhur, por janë blerë. Dhe ky është ndoshta i pakti shembull në botë ku të blesh është më jomorale se të vjedhësh. Sepse në demokraci, vetëm pasi e blen pushtetin atëherë mund ta grabisësh dhe mund të grabisësh me të.

Kjo është situata ku ndodhet sot Shqipëria. Sakrifikojmë shtet, për të siguruar pushtetin e grabitur përmes votave të blera. A mund të ketë rreth më vicioz se kaq? A mund të jetë më qesharak një shtet që aspiron të anëtarësohet në familjen ku bën pjesë edhe shteti i zoti Bochard? Pyes veten, po këta diplomatët europianë a e pyesin veten ndonjëherë për atë që u shohin sytë e u dëgjojnë veshët në Shqipëri?  Shumica e mendjeve të arsyeshme të këtij vendi, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, për shkak të keqqeverisjes sa për fillim e për të mos folur për krimin e korrupsionin që ka mbytur rrugët e zyrat e shtetit. Apo për atë çështjet e shitblerjes së votës që zoti Bochard dhe kolonia e ambasadorëve europianë e jo vetëm, e dinë fare mirë se nga buron e çfarë prodhon. Kur një gjë nuk e rregullon dot, po të paktën mos e prish. Kur demokracinë e një vendi nuk e shëndosh dot, po të paktën mos ndihmo që të shkatërrosh atë duke e mveshur stabilokracinë me penuarin e “qeverisë që po bën reforma”. Kur nuk ke zgjidhje për krizën, po të paktën hesht me ndihmën e Zotit që mund të ta mbajë gojën mbyllur kur nuk gjë për të thënë. Demokracia e vendeve të ngjashme si ne, nuk është dobësuar nga zhvillimi i zgjedhjeve, e kundërta i ka forcuar dhe ka arritur që ato të tejkalojnë problematika shumë të forta se ato që ka në Shqipëri. Maqedonia boll sa për të kujtuar, pas zgjedhjeve të parakohëshme tejkaloi një nga krizat e raporteve më të mprehta në rajon, atë me Greqinë për çështje e emrit.

E pra sot një vend që është me sot me nesër në pikëpyetje nëse do të ekzistojë apo jo, është vite drite para në rrugëtimin e vet drejt BE-së ndërsa ne jemi sërish tek bishti kavallit. Kur kërkoni që elitat e reja të dalin në skenë e të ndryshojnë situatën, a e pyesni veten nëse ka kushte për ta bërë një gjë të tillë? A munden që të rinjtë të bëhen pjesë e një sistemi politik që rotacionin e ka herezi, ndërsa stabilokraturën devizë ekzistenciale? Mirë që qëlluam pa fat me politikën tonë, po ndërkombëtarët pse duan me çdo kusht të jenë pjesë e këtij mallkimi për shqiptarët? Sepse vetëm duke bërë zgjedhje, do të mund të largojmë Ramën, më pas Bashën e më pas dreqin dhe të birin nëse ata sundojnë dhe nuk qeversin.

Por pra i dashur ambasador, edhe ne e duam Shqipërin si gjithë Europa. Sepse në të kundërt jemi të dënuar të jetojmë si skllevër të sundimtarit të rradhës, ashtu të dhjerë e aspak krenar siç jemi sot. Danke!

/syri.net/

Etiketa: bernd bochardtBledian Kokasituata politikezgjedhje të parakohshme

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Bora merr dhuratën e papritur, ja kush e surprizoi (FOTO)

Mango gjatë shtatzënisë/ Ja 9 përfitimet kryesore dhe sasia që duhet të konsumoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com