Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mango gjatë shtatzënisë/ Ja 9 përfitimet kryesore dhe sasia që duhet të konsumoni

Nga Ejona 0

Mango i ëmbël, me lëng dhe i shijshëm është një frut që shumica e njerëzve nuk mund t’i rezistojnë, sidomos në verë. Gratë shtatzëna e preferojnë edhe më shumë, për shkak të shijes së ëmbël. Ju mund ta keni qejf aromën e këtij fruti dhe mund të dëshironi ta konsumoni, por ndoshta e mendoni dy herë konsumimin e tij kur jeni shtatzënë.

Por a është e sigurt që të hani mango në shtatzëni? A i bën mirë apo dëm foshnjës suaj në bark?

Përgjigjja është se ju mund të hani mango në shtatzëni, pasi mangot janë një burim i shkëlqyeshëm i energjisë, antioksidantë të fortë dhe kanë ushqyes jetësorë. Por është e rëndësishme që të mos e teproni me porcionet. Mangot janë fruta sezonale dhe duhet të konsumohen në një kohë kur mund t’i gjeni sa më organike.

Në çdo rast, konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përfshini jë frut të caktuar në dietën tuaj.

Sa mango mund të konsumoni kur jeni shtatzënë?

Është mirë që të konsumoni jo më shumë se një mango në ditë. Gjithashtu, përfshijeni këtë frut në dietën tuaj vetëm nëse mjeku juaj ju kërkon të rrisni konsumin e kalorive. 100 gr mango përmban rreth 13.66 g sheqer dhe konsumi i tepërt i këtij fruti në shtatzëni nuk është i këshillueshëm.

Përveç sheqerit, mangot kanë lëndë ushqyese të tjera që e bëjnë të jetë një ushqim i sigurt për gratë shtatzëna.

Cilat janë përfitimet shëndetësore nëse konsumoni mango gjatë shtatëzanisë?

1.Hekuri që mangot përmbajnë parandalon aneminë.

Mangot janë të pasura me vitaminë C dhe ndihmojnë në thithjen e hekurit, për të cilin një nënë shtatzënë ka nevojë për të mos qenë anemike.

2.Acidi folik ndihmon zhvillimin e fetusit.

Mango është një burim i madh i acidit folik i cili është thelbësor për zhvillimin e trurit të fetusit dhe palcës kurrizore. Konsumi i mangos parandalon defektet e tubit nervor të cilat mund të ndodhin në shtatzëninë e hershme .

3.Fibrat dietike përmirësojnë shëndetin e tretjes.

Përmbajtja e fibrave tek ky frut ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Mangot gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe parandalimin e kapsllëkut të cilin e përjetojnë shumë gra gjatë shtatzënisë.

4.Është i pasur me antioksidantë.

Vitamina C tek mangot vepron si një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në zhvillimin e rezistencës ndaj radikalëve të lira, të cilat mund të pengojnë zhvillimin e fetusit dhe madje të sjellin kancer. Vitamina C gjithashtu mund të ulë rrezikun e lindjes së parakohshme.

5.Përmban vitamin A për zhvillimin e fëmijës.

Vitamina A, e gjetur tek mango, ndihmon në formimin e dhëmbëve dhe eshtrave të foshnjës. Është gjithashtu thelbësore për zhvillimin e syrit dhe të sistemit imunitar dhe ndihmon në zhvillimin e zemrës, mushkërive dhe veshkave.

6.Përmban vitaminë B6, ideal për trurin e fetusit dhe sistemin nervor.

7.Magnezi parandalon preeklampsinë.

Magnezi, i pranishëm tek mango, vepron si një ilaç i shkëlqyer natyror për preeklampsinë ndërsa vitamina E në këtë frut ndihmon në ndërtimin e muskujve të fetusit dhe parandalon preeklampësinë.

8.Qetëson ndjenjën e të përzierave në mëngjes.

Shija e freskët e mangos ndihmon në parandalimin e të vjellave në mëngjes. Vitamina B6 në këtë frut gjithashtu luan një rol kyç në lehtësimin nga të përzierit.

9.Balancon lëngjet e trupit.

Ndërsa vëllimi i gjakut rritet gjatë shtatzënisë, trupi juaj ka nevojë për minerale shtesë. Mangot përmbajnë elektrolite të tilla si kalium, kalcium, magnez, dhe natrium që ndihmojnë në mbajtjen e bilancit të lëngjeve.

A ka ndonjë efekt anësor të konusmimit të mangos gjatë shtatzënisë?

Efektet anësore të mangoeve gjatë shtatzënisë përfshijnë:

Diarre: Konsumimi i tepërt i mangos mund të shkaktojë diarre, e cila më pas çon në dehidratim. Dehidratimi gjatë shtatzënisë është i zakonshëm dhe mund të trajtohet duke mbajtur dietën nëë kontroll.

Rritja e rrezikut të diabetit: Mango ka nivele të larta të sheqernave dhe mund të shkaktojë diabet.

Shtimi i tepërt në peshë: Mangot janë të pasura me karbohidrate dhe mund t’ju bëjnë të shtoni shumë në peshë.

Reagimet alergjike: Disa njerëz mund të kenë një reaksion alergjik kur vihen në kontakt me lëkurën e frutave. Nëse e përjetoni ‘kruajtjen nga mango’, shmangeni përdorimin e këtij fruti.

Kujtojmë se mangot e pjekura në mënyrë artificial mund të kenë një efekt të kundërt si për nënën edhe për foshnjën.

/pernenat.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej