Raporti i OKB-së: Shqipëria, e gjashta në botë nga vendet e origjinës së kanabisit për 2014-2018 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i OKB-së: Shqipëria, e gjashta në botë nga vendet e origjinës së kanabisit për 2014-2018

08:46 | 26/06/2020
në Kryesore
0

Mëngjesi nis me diell, mësoni si pritet të jetë moti sotShqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Konkluzioni jepet në raportin global të drogave të UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010–2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën perëndimore përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e bashkuar (plus Irlandën e Veriut), Spanja dhe Belgjika.

Ndërsa për rrëshirën e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit “Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018” (shiko grafikun në fund). Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC ka bërë me 68 vende.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Raporti thotë se trafikimi i rrëshirës së kanabisit është më i përqendruar se ai i barit të kanabisit. 51% e rrëshirës së kanabisit në 2018-n u kap në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Pas një rënieje në 2010-2016, trafikimi i këtij produkti shënoi sërish një rritje në 2018-n.

Rekordi i prodhimit të kanabisit në Shqipëri vijon të mbetet viti 2016, i matur indirekt përmes rrënjëve të asgjësuara, që arritën në 2.5 milionë.

Rritet përdorimi i drogave në botë

Përdorimi i drogës në të gjithë botën ka qenë në rritje, për sa i përket numrit të përgjithshëm dhe peshës së popullsisë në botë që përdor drogë. Në vitin 2009, kishte 210 milion përdorues të vlerësuar, që përfaqësonin 4.8 për qind të popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, krahasuar me 269 milion përdorues të vlerësuar në 2018, ose 5.3 për qind të popullsisë.

Kanabisi është substanca më e përdorur. Rreth 192 milionë njerëz përdorën kanabis në 2018, duke e bërë drogën më të konsumuar në mbarë botën.

Ndikimi nga Covid-19

Ndikimi i pandemisë për tregjet e drogës, është i panjohur dhe i vështirë për t’u parashikuar, por mund të jetë i gjerë, vlerëson raporti. Disa prodhues mund të detyrohen të kërkojnë mënyra të reja për të prodhuar drogat, pasi kufizimet në lëvizjen mund të shkaktojnë probleme në sigurimin e lëndës së parë. Trafikantët mund të duhet të gjejnë rrugë dhe metoda të reja pasi kufizimet e udhëtimit i ndalojnë ata të kalojnë kufijtë.

Si rezultat i pandemisë COVID-19, më shumë fermerë mund të nxiten të kryejnë kultivim të paligjshëm të narkotikëve, qoftë për shkak se autoritetet shtetërore mund të jenë më pak të afta të ushtrojnë kontroll ose sepse më shumë njerëz mund të duhet të përdorin veprimtari të paligjshme për të përballuar krizën ekonomike.

Kufizimet në transportin ajror dhe tokësor mund të nxisin trafikun përmes detin, që mundëson dhe transportin e sasive më të mëdha dhe me një rrezik më të ulët për t’u kapur.

Një raport i mëparshëm i Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA) gjeti se në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit për tregjet europiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet europiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kanabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa disponueshmëria e kanabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Europës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën./Monitor

Etiketa: HolandaItaliaMbretëria e BashkuarNdikimi nga Covid-19Raporti i OKB-së

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Zbardhen prapaskenat/ Shkrihet KQZ, roli i Kryekomisionerit dhe depolitizimi i komisioneve. Si u arrit pakti për identifikimin biometrik

Zbardhet drafti i Kodit të ri Zgjedhor, jo ulje taksash dhe rritje pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com