Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video, me çikat e Kosovës, siç e quan ai.
“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama krahas videos, ku shqiptaret nga Kosova kërkojnë të bëjnë foto me kryeministrin e Shqipërisë.