Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje mbi takimin me me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mathew Palmer.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama tha se temë e bisedës mes palëse ishin marrëdhëniet bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer?????”, shkruan Rama.