Rama zbardh bisedën me fermerët brenda Kuvendit (Film)

Duhet të lëçisni

Rama tregon gjendjen shëndetësore: Jam si kokrra e qepës

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjendjen shëndetësore, pasi mori sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID. Teksa ka ndarë një video të ditës së...

Qeni i bën “hatanë” shqiptarit, i zbulon “thesarin” 1.5 mln euro

Një shqiptar me 6 kg kokainë është arrestuar ditën e sotme në La Spezia, Liguria. Droga u zbulua nga qeni i policisë, pavarësisht se 27-vjeçari...

“Ligjin e bëj unë”, prokuroria rrëzon policët dhe shpëton Pjerin Ndreun

Nuk do të ketë hetim kundër kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Lezhës. Gjithashtu edhe biznesmeni, pronari i lokalit...

Vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, PS del kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Vetoja e Bullgarisë për Shkupin dhe fillimi i negociatave të Shqipërisë me BE janë sërish shkak i një tjetër përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e plotë të debatit me fermerët në sallën e Kuvendit, ndërsa të tjerët protestonin jashtë godinës.

Fermerët i kanë renditur Ramës propozimet e tyre, duke kundërshtuar në sqarimet e saj edhe ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ndërkohë që gjithë kohës, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka zgjedhur që të heshtë përballë tyre.

Të gjithë me një mendim, fermerët kanë kërkuar një skemë të re për ndarjen e subvencjoneve që sipas tij do të zgjidhin edhe informalitetin në masën 100%.

BISEDA E PLOTË:

Fermerët:  Kam shitur sallator dhe nuk e di a do shlyej lekët. Kam 10 mln lekë borxh. Kemi 3 vjet që kërkojmë këtë gjë.

Rama: Dmth ai 60% nuk shkon tek këta. Aaaa po në rregull pra. Pse e kemi bërë këtë ne deri më tani? Sepse grumbulluesit, deri dje dilnit në rrugë për të shitur, me karrocë me kalë. Shkonit vetë në treg dhe iu kufizonte për të ruajtur prodhimin dhe e shisnit lirë. Kur shet tek e tek je për të mbijetuar, jo për biznes. Grumbulluesit, ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën, kanë marrë mbështetje që të bëjnë pikat e grumbullimit me financim të përbashkët. Rolin e agjentit për ta çuar diferencën tek ju nuk na nevojitet. Jemi dakord deri këtu?

Fermerët: Jo, nuk jemi dakord. Kemi 2 vjet, se 30% e fermerëve, nuk kanë mbjellur këtë sezon, sepse kanë rënë çmimet.

Rama: Unë kam argument të thjeshtë, po të ishte se gjendja është uniformë për të gjithë do të thosha ke të drejtë, por nuk është ashtu. Ka sot shifra eksportesh që vetëm rriten nga 1 janari në tetor janë më shumë se në vitin 2019 që mos të fus pandeminë. Është çështje organizimi dhe çuarje e parasë në drejtimin e duhur. Janë 9 mln dollarë, një minutë mo një minutë. Është e qartë si jepet ajo. Janë 9 mln dollarë që ka 3.5 mld në sektor. Ja ta mbaroj. Unë po të them çfarë ka ndodhur me formulën e re. 9 milionë nuk do t’i japim në atë formë se na devijonin. Protestohen për 9 milionë dollarëshin. Të mbaroj unë dhe pastaj fol sa të duash. Nuk do të iki nga bujqësia kjo shumë. Madje është dyfishi sot. Nuk do të shkojë tek e tek, tek fermeri. Do shkojë tek modelet e këtyre.

Fermerët: 9 mln dollarë është vetëm TVSH 6%. Ne themi që ky fond duhet të vijë tek ne. Është pak.

Rama: Tani nuk është 9 njëherë. Se do ta bëjmë edhe këtë marrëveshje fjale. Do t’i bashkohet një shume tjetër dhe shkon nga 9-30 mln.

Fermerët: Kemi sjellë një propozim me shkrim. Në preceptimin tonë, transaksionet e brendshme janë mbi 80% informale. Ne themi që ky 3 milionë, të bashkohet me bondet, të jepet më faturë direkt tek fermeri. Me faturë kemi vepruar në 2019.

Ibrahimaj: Si ka ardhur formalizimi? Të lutem sa është rritur?

Fermerët: Ne po iu propozojmë një skemë që e formalizon 100% sektorin

Rama: Ne jemi dakord që kjo nuk shkon si skemë, nuk i ka çuar lekët dëm por nuk ka bërë atë efekt që duhej. Pra është koha për ta ndryshuar. Unë jam gati që të ulemi prapë dhe ta diskutojmë këtë pjesë. Nëse keni një ide më të mirë, ulemi ta bëjmë. PD-PS janë histori tjetër

Fermerët: Ne kemi peshën më të madhe. Ne nuk kemi ekspertë për tokën, nuk dimë çfarë hedhim në tokë. Nuk jam biolog. Nuk dimë çfarë fidani mbledhin, me insekticide. S’kam faj se më del malli me pesticide. Për shifra nuk marr vesh, si fermer.

Rama: Për këto jemi ok. Kjo është arsyeja që po ndryshojmë qasje. Po të jap fjalën që javën tjetër të ulemi dhe të merrni dhe të tjerët se kjo është e rëndësishme. Po ta ngarojmë ty, ejani ulemi pa zhurma. Nëse na jepni ide. Se dhe ne po kërkojmë të njëjtën gjë. Edhe ju s’po kërkoni të hedhim lekët në ajër. Rëndësi ka që të flasim prapë me njëri-tjetrin. Rëndësi ka që për këtë bisedë u morrëm vesh që nuk qëndron. UMbarojmë sot këtë punë dhe ulemi e flasim për herën tjetër. Do vij unë pra. Tek zyra ime do takohemi. Hajdeni me shifra. Përgatitu mirë me shifra. Hajdeni tani se kemi dhe parlament.

vijon….

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Rama tregon gjendjen shëndetësore: Jam si kokrra e qepës

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjendjen shëndetësore, pasi mori sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID. Teksa ka ndarë një video të ditës së...

Qeni i bën “hatanë” shqiptarit, i zbulon “thesarin” 1.5 mln euro

Një shqiptar me 6 kg kokainë është arrestuar ditën e sotme në La Spezia, Liguria. Droga u zbulua nga qeni i policisë, pavarësisht se 27-vjeçari...

“Ligjin e bëj unë”, prokuroria rrëzon policët dhe shpëton Pjerin Ndreun

Nuk do të ketë hetim kundër kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Lezhës. Gjithashtu edhe biznesmeni, pronari i lokalit...

Vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, PS del kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Vetoja e Bullgarisë për Shkupin dhe fillimi i negociatave të Shqipërisë me BE janë sërish shkak i një tjetër përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe...

Përmbaruesi i jep të drejtë naftëtarëve të Ballshit: Të ndalohet menjëherë çmontimi i Uzinës

Përmbaruesi Gjyqësor ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të çmontimit të Uzinës së Ballshit, duke i dhënë të drejtë në këtë mënyrë naftëtarëve që kanë...