Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë të shtunën.
Njoftimin për vizitën e Ramës drejt Turqisë, e ka bërë vetë Presidenca turke në faqen e saj në internet.
Shefi i qeverisë u prit gjatë vizitës nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll.
Por, megjithëse kjo vizitë nuk është bërë e ditur nga ana e qeverisë shqiptare, ajo që bie në sy është se udhëtimi i Ramës drejt Turqisë ka ardhur, në një kohë kur vendi është përfshirë nga protestat.