Ditën e sotme kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin Oliver Varhelyi. Lajmin e bëri të ditur vetë eurokomisioneri, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale. Ndër të tjera ai ka treguar tematikat e diskutimeve, duke thënë se fokusi ka qenë tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe investimet e huaja ekonomike në vendin tonë
“Me kryeministrin @ediramaal sot: Diskutuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në #BE me #Shqipëri si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për #Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve”, shkruan ai. Kujtojmë se Varhelyi ka qenë gjithmonë pozitivë sa i përket negociatave me BE dhe madje ka kërkuar përshpejtim të tyre.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








