Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim anëtarë të kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit.
Sipas kryeministrit të vendit, Partia Demokratike po i largohet marrëveshjes për reformën në drejtësi dhe mundësitë për marrëveshje të re me të janë të pakta.
Për këtë arsye, kryeministri Rama ka kërkuar praninë e ministrave dhe deputetëve në çdo seancë të kuvendit, që të çojnë vetë përpara paketën e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.