Rama sulmon opozitën: Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama sulmon opozitën: Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së

10:03 | 16/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur prezantimin e programit për arsimin mëngjesin e sotëm për të sulmuar opozitën, teksa u ndal tek tre kandidatët për deputetë të njohur të PD-së, profesor Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi.

Rama tha se deri dy fushata më parë ishte koha kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur.

“Nuk ishte para 70 vjetësh por deri para 7 vjetësh koha e zymtë kur figura e mësuesit ishte rrënuar krejtësisht, koha kur fati i vendit të punës së mësuesit varej nga tekat e politikës, teserat e partisë, tarafi dhe ryshfeti i dikujt jashtë profilit apo pa arsimin përkatës që i zinte vendin dikujt tjetër sa hap e mbyll sytë. Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës. A ju kujtohet ishte vetëm një dekadë më parë, rasti skandaloz kur mësuesit u përdorën për t’i bërë karshillëk opozitës që protestonte për të hapur kutitë e votimit. E po njësoj do të përdoreshin 2 vite më pas, për atë koncertin makabër në sheshin “Nën Tereza” kundër marshimit të heshtur nga opozita në nderin e dëshmorëve të 21 janarit. E detyroi DASH atë farë burrë shteti të hiqte dorë nga ai makabritet dhe mësuesit i shpëtuan një poshtërimi të egër. Sot mitingjet e kryeministrit në oborret e shkollave, ku fëmijët dëgjonin të sharat për opozitën duken si pjellë e një fantazie të shthurur, por kur drejtonin këta që duan të rikthehen në drejtim për ta vënë në arsimin në hyqmin e Markut, të Gjekmarkut ishte realiteti i hidhur i marrëdhënies së pushtetit me shkollat. Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”, deklaroi Rama.

Read more

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Etiketa: Agron GjekmarkajAlbana VokshiKryeministri Edi RamaProfesor Mark Marku!

Të Lidhura

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

nga 27
15:29 | 14/05/2026
0

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së...

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

nga 27
15:13 | 14/05/2026
0

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe...

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

nga 27
14:49 | 14/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë, ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me atë të Kinës, Xi Jinping....

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

nga 27
14:21 | 14/05/2026
0

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia shtetasin Mustafa Saliu, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 18 vite...

Para
Shkencëtarë evropianë zbarkojnë në Shqipëri për të shpëtuar Vjosën

Letra për Vjosën, Meta përshëndet ekologjistin gjerman: Qeveria të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

15:29 | 14/05/2026
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

15:13 | 14/05/2026
Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026
Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

14:21 | 14/05/2026
Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

13:59 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –
  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –
  • Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –
  • Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com