Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është thirrur në interpelancë nga deputeti Erjon Braçe.
Ndërsa po mbante fjalën e tij Ahmetaj për të vlerësuar punën e qeverisë Rama bëri dhe një paralelizëm.
“Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore dhe ligjore të qeverisë “Rama 1” ka tre stadiume të reja: Stadiumi i Elbasanit, Stadiumi i Shkodrës dhe Kompleksi Sportiv i Tiranës.
Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në “Kohën e Enverit”, kështu i referohemi, në 1980-n. që nga ajo ditë, stadiume janë ndërtuar vetëm në mandatin “Rama 1”, dhe vazhdojnë në mandatin “Rama 2” dhe jam i bindur që do vazhdojnë në mandatin “Rama 3”, tha Arben Ahmetaj.