Gjatë mbledhjes së qeverisë në Lezhë kryeminstri Rama ka deklaruar se do të rikonstruktohet memoriali i Skënderbeut në këtë qytet.
Rama tha se është në dijeni të gjendjes së memorialit dhe për këtë do të financohet shumë shpejt rregullimi i tij.
“Do financojmë shumë projekte për qytetin e Lezhës në infrastrukturë, turizëm përfshirë dhe restaurimin e plotë të memorialit të Skënderbeut. Jam i vetëdijshëm që gjendja e memorialit të Skënderbeut, lë për të dëshiruar por shumë shpejt ka për tu rehabilituar”, deklaroi Rama.