Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se mazhoranca në Parlament nuk do të japë autorizimin që Saimir të arrestohet.
“Refuzojmë kërkesën për arrest unanimisht, për t’u dhënë prokurorëve, pranojmë dhënien e autorizimit për daljen jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur, garancia pasurore, kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit”, tha Rama.
Ndërsa kryeministri e ka përjashtuar ish-ministrin nga rolet drejtuese dhe funksionet që ai mban në Partinë Socialiste.