Gjatë vizitës zyrtare në Turqi në kuadër të forumit botëror të naftës në Stamboll, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan, pjesë e të cilit ka qenë edhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç.
Në rubrikën e tij në Facebook “Foto dite” ai ka publikuar fotografinë që shikoni.
Në fotografi të gjithë të pranishmit shihen me vështrim ndaj Ramës, ndërkohë që ai i buzëqeshur, i ka fiksuar sytë drejt kreut të shtetit serb, teksa Vuçiç e vështron ngultas.