Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e të shtunës ndërsa kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se kreu i opozitës i do njerëzit për një foto në lajmet e botës.
“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE”, shkruan Rama.