Kryeministri kërkon nga organi i akuzës të nis procedim penal për thirrjen e ish-kryeministrit: të armatosen qytetarët
Kryeministri Rama kërkon hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë Berishën për thirrjen e djeshme publike nga salla e Kuvendit ku tha “të armatosen qytetarët për tu vetmbrojtur” pasi sipas tij policia është e lidhur me krimin.
Në një konferencë për median që po zhvillohet Rama e quajti thirrje ‘aluçinante” dhe i kërkon prokurorisë të hetojë. Rama tha se Berisha duhet të përballet me ligjin dhe se ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët.
Rama foli edhe për refoemën në Drejtësi ku theksoi se Berisha e PD i druhet kësaj refome.
“Saliu nuk e do reformën pikë. As PD nuk e do. As Saliu as PD nuk kanë kurajën të thonë se nuk duan por duan ta hedhin në erë duke rritur tensionin dhe të justifikojnë asgjësimin e reformës. Ja pse rritën në kulm gënjeshtrat për rastin e Emiljano Shullazit, pas mesazhit të marrë nga Shtëpia e Bardhë për reformën. Ja pse është rritur koshi i plehrave të letrave anonime të mesazhit dixhital”, tha Rama.