Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat irlandeze, ka folur për çështjen e negociatave dhe asaj që pritet të ndodhë javën e ardhshme, kur duhet të ketë dhe një vendim nga BE për Shqipërinë.
Rama është shprehur se nuk është optimist për atë që do ndodhë javën e ardhshme por e lidh këtë me situatën e BE.
“Nuk jam optimist për atë që do ndodhë javën e ardhshme. Jam optimist për vendin tim, jo për atë që po ndodh në BE. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim. S’duam anëtarësim brenda javës por hapjen e bisedimeve. Mund të zgjasin 10 vite deri në anëtarësim”, ka thënë Rama.
vijon..