Rama për “Libero”: Nuk jam Duçja! BE hipokrite ndaj emigrantëve, Italia të ankohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për “Libero”: Nuk jam Duçja! BE hipokrite ndaj emigrantëve, Italia të ankohet

08:30 | 12/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

“Ka shumë tregues që flasin se pas protestave kundër qeverisë në Tiranë është aksioni i fuqive të huaja, Europa na duhet për politikën e jashtme e sa më të ulëta taksat aq më minimal është evazioni”, mendon kryemistri shqiptar në një intervistë të dhënë sot në të përditshme italiane “Libero”, duke shtuar se Europa po sillet në mënyrë hipokrite ndaj emigrantëve e se populistët italianë kanë motivet e tyre për t’u ankuar.

Në të përditshmen italiane “Libero” është publikuar sot një intervistë e kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi,i cili ishte dhe një nga pjesëmarrësit e panelit të debatit në studion “Porta a Porta” të Bruno Vepsa-s ku pak ditë më parë ishte i ftuar kryeministri shqiptar.

“Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit, të tërhequr mbi “malin Aventino” siç thoni ju italianët shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja “ thotë Rama.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

”Duhet të kthehen në Parlament nëse duan të përballen. Kështu i bëjnë keq vetëm Shqipërisë. Nuk jemi në rrezik destabilizimi e protestuesit para parlamentit nuk kanë popullin pas tyre”- shton kryeministri

“Por a është hyrja në Europë një bast fitues, Tirana zhvillohet e BE ecën me ritme të ngadalta”- pyet gazetari italian.

“Dua të çoj vendin tim në Europë”, përgjigjet Rama, jo aq për ekonominë se sa për politikën e jashtme. Kemi shumë tregues se pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë time, është aksioni i fuqive të huaja. Në Shqipëri kemi nevojë për institucione të forta e të integruara në BE, për të ndjekur modernizimin e luftuar korrupsionin që ende është i lartë.”

Kryeministri shqiptar shprehet se ekonomia e vendit rritet me 4 % e pyetjes se si mund të garantoj një welfare me një nivel kaq të ulët të taksave, përgjigjet se “ka zbuluar që kur taksat janë të ulëta, evazioni është në minimum e arka e shteti mbushet.”

Sot në Shqipëri operojnë rreth 3800 sipërmarrje italiane, mbi 500 mijë turistë italianë kanë vizituar Shqipërinë më 2018 e rreth 40 mijë sipërmarrje në Itali janë hapur nga emigrantë shqiptarë.

“Në një farë mënyrë po ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë mënyrë”, thotë Rama, duke ftuar sipërmarrësit italianë të vijnë në Shqipëri ku ka mjaft mundësi për bizneset e tyre.

Kryeminsitri shqiptar ka komentuar në këtë intervistë dhe problematikën e emigracionit me të cilën po përballet Europa e objekt i mjaft debateve të forta me shtetin italian.

“Mendoj se BE duhet t’i jap fund sjelljes së saj hipokrite e se është e papranuehsme që BE akuzon Italinë për xenofobi e më pas e braktis në çështjen e emigrantëve”, thotë Rama

Ndërsa për ministrin e e brendshëm Matteo Salvini e populistët italianë, kryeministri shqiptar thotë se kupton motivet e sjelljes dhe të ankesave të tyre.

“Politika e mëparshme europiane për një emigrim të pakontrolluar falimetoj, duke provokuar efekte shkatërruese”, e mbyll intervistën e tij në “Libero”, kryeministri shqiptar./Oranews

Etiketa: ducjaedi ramaemigrantëItaliLibero

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Paskal Milo: Parlamenti të zhbëhet, kriza aktuale është gatuar në 2008-ën

Paskal Milo: Parlamenti të zhbëhet, kriza aktuale është gatuar në 2008-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com