Rama për Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë

09:30 | 28/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama  në 65 vjetorin e lindjes ka kujtuar Adem Jasharin.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan në mesazhin e tij përkujtimor e krahason vdekjen e Adem Jasharit me legjendën e Gjergj Elez Alisë dhe duke përmendur faktet e datat thotë se nëse nuk do të ekzistonin ato do të duket e gjitha si një gojëdhënë.

Postimi i plotë:

Read more

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.

Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të tij, të copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1999, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.

Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.

Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.

Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës,  bash në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.

Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë

Etiketa: Adem JashariKryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

nga 27
11:29 | 03/05/2026
0

Alesia Balliu, e cila donte të sfidonte Sali Berishën për kryetar partie, foli për përjashtimin e saj nga gara. Në...

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

nga 27
11:07 | 03/05/2026
0

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e Xhamllikut...

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

nga 27
10:57 | 03/05/2026
0

Interi luan sot ndaj Parmës në kampionat një ndeshje e cila pritet të sjellë titullin e 21-të në historinë e...

Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

nga 27
10:25 | 03/05/2026
0

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë është ndërprerë pas tensioneve të krijuara lidhur me...

Para
Pompeo mesazh në Ditën e Pavarësisë: Lutemi për të prekurit e tërmetit

Pompeo uron ditën e Pavarësisë: Shëndet për popullin shqiptar, për të kapërcyer pandeminë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

11:29 | 03/05/2026
Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

11:07 | 03/05/2026
Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

10:57 | 03/05/2026
Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

10:25 | 03/05/2026
Zjarr në një pallat në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët –

Zjarr në një pallat në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët –

10:15 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –
  • Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –
  • Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –
  • Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –
  • Zjarr në një pallat në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët –
  • Shpërthim tritoli në dyqanin e pronarit të televizionit MCN, Endri Meksit, policia: Nuk ka të lënduar

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –
  • Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com