Rama-Patozit: Ike nga lista e PD pas intervistës në Top-Channel

0
183
Deputeti i PD, Astrit Patozi, duke folur per gazetaret, perpara Parlamentit, ku eshte shprehur i shqetesuar per situaten ne te cilen ndodhet Partia Demokratike, nje jave para zgjedhjeve dhe per te cilen ben pergjegjes Lulzim Bashen. /r/n/r/nPD lawmaker, Astrit Patozi, speaks to reporters, where he expressed concern about the situation in which the Democratic Party is a week before the election.

Pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Rama dhe Patozi u përplasën në hollin e Parlamentit dhe debati vijoi deri në ambientet e jashtme.

Patozi i kërkoi llogari Ramës se ku e dinte ai që s’do kandidonte në listën e PD, ndërsa Rama iu përgjigj se Basha mori këtë vendim pas intervistës së deputetit në Top-Channel.

“E di kur ke ikur ti nga PD? Kur dhe atë intervistën te TCH 90 ditë më parë!”, i thotë Rama, Patozit.

Nga ana e tij, Patozi i thotë Ramës se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në marrëdhënien e tij me Bashën, por shton se nuk është larguar nga PD. “Unë s’jam larguar nga PD dhe prandaj ti flet”, i drejtohet Patozi, Ramës.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.