Në kulmin e debatit sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ditën e hënë do të mbahet ceremonia e hapjes “arTurbinës”, një skenë e re të cilën aktorët mund ta shfrytëzojnë deri në momentin që të ndërtohet teatri i ri.
“Të hënën 2 korrik në mbrëmje hapet në Tiranë SKENA e RE #arTurbina? Një tjetër investim i qeverisë shqiptare për artistët dhe dashamirët e Teatrit, Baletit, Muzikës e Arteve Pamore??????”, shkruan Rama në Facebook.
Por pak kohë më parë, vetë aktorët u shprehën kundër tij pasi nuk plotëson kushtet për të vënë në skenë një vepër.