Rama në Kiev: Ukraina, sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë

Duhet të lëçisni

Marrëveshje me mozhorancën? Përgjigjet ‘i prerë’ Alfred Rushaj: Nuk është pazari i pisët

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj në emisionin ‘Kjo javë’, u shpreh se kërkesat e opozitës për ndryshimet kushtetuese nuk kanë qëllim realizimin e një...

Aksidentohen me motor, plagosen babë e bijë në Krujë

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë...

“Llumi i tranzicionit me Ramën në krye kundër vettingut”, Bardhi: SPAK-ut i japim mekanizmat për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikëve për vettingun e politikanëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se...

Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave. Dr....

Kryeministri Edi Rama tha se vizita e tij e parë zyrtare në Kiev si kryetar i radhës i OSBE-së tregon rëndësinë që i kujton përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Rama tha se kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot duke premtuar se do të bëjë maksimumin për të siguruar respektimin e parimeve dhe të angazhimeve të OSBE-së.

“Së pari në emër të delegacionit do doja të shprehja mirënjohjen time për pritjen mjaft të ngrohtë dhe gjithashtu dua tju falënderoj për diskutimet e sinqerta dhe mjaft produktive. Pres me padurim që të takohem me kryeministrin dhe po kështu me presidentin dhe autoritete të tjera të larta gjatë ditës. Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë zyrtare si kryetar i radhës së OSBE-së dhe siç ia thashë më parë ministrit ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe rreth saj. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Do bëj maksimumin për të siguruar respektimin e parimeve dhe të angazhimeve të OSBE-së dhe sigurisht do të inkurajojmë fort zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut duke mbështetur përpjekjet e grupit tre palësh të kontaktit dhe procesit të formatit të Normandisë”, deklaroi Rama.

Por ndërkohë që marrëveshjet, kontaktet, formatet po diskutohen dhe duke qenë se shumë kohë do kërkohet ende, sipas tij, ajo çfarë mbetet thelbësore çdo ditë është jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjithë ata përballin duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti.

“Aty është ku ne do të punojmë pareshtur për të bërë gjithçka të mundur pasi garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është absolutisht jetik për jetën e njerëzve atje. Ky konflikt vazhdon të sjellë viktima civile dhe kjo është e papranueshme dhe kjo duhet të ndalet. Synimi ynë pikë së pari është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë mbetet shumë për t’u bërë. Rruga para nesh e gjatë drejt një paqeje të qëndrueshëm. Jam këtu për t’u thënë se përfaqësuesi im i posaçëm në Ukrainë do të eksplorojë me pjesëmarrësit mënyrën se si të ecë sa më mirë ky proces. Më lini tju siguroj për vendosmërinë dhe përkushtimin tim dhe gjithë ekipit të OSBE për të ndihmuar që të sjellim një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetën e atyre njerëzve të prekur nga ky konflikt”, theksoi Rama.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Marrëveshje me mozhorancën? Përgjigjet ‘i prerë’ Alfred Rushaj: Nuk është pazari i pisët

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj në emisionin ‘Kjo javë’, u shpreh se kërkesat e opozitës për ndryshimet kushtetuese nuk kanë qëllim realizimin e një...

Aksidentohen me motor, plagosen babë e bijë në Krujë

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë...

“Llumi i tranzicionit me Ramën në krye kundër vettingut”, Bardhi: SPAK-ut i japim mekanizmat për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikëve për vettingun e politikanëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se...

Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave. Dr....

Përfshihet nga flakët godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga zjarri godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë. Sipas mediave dyshohet se zjarrvënia ka qene e qëllimshme. Mësohet se...