Punimet për aeroportin kombëtar të Vlorës do të nisin në qershor të këtij viti.
Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook mëngjesin e sotëm.
“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit”, ka shkruar Rama.