Rama: Mos është pastërtia skënderbegase e Sandër Lleshit që e shqetëson Metën? (Live) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Mos është pastërtia skënderbegase e Sandër Lleshit që e shqetëson Metën? (Live)

10:53 | 06/11/2018
në Uncategorized
0
Kryeministri Rama, në fjalën e tij për mosdekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti Meta, u shpreh se gjenerali është propozimi për ministër më i hulumtuar.
Ai tha se “në një vend ku prifti bëhet me barrë, kinoshqupi nuk nxori dot gjë për Sandër Lleshin”.
Ndërsa tha se ka njerëz që mund të pyesin nëse është pastërtia skënderbegase e Sandër Lleshit që e shqetëson Metën. Po theksoi se kjo nuk është pyetja e tij, pasi ai ende beson se presidenti nuk e ka dhënë ende fjalën e fundit për këtë temë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1930217240605214/

Ky kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të Republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën President. Atë ditë ne nuk e kishim shumicën absolute, që kemi sot. Por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme. Ai ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por kemi një problem me presidentin që prej të shtunës mbrëma. Një problem i krijuar nga Presidenti në punën tonë, na ka mbledhur sot këtu. Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit. Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e presidentit. Kushdo ka të drejtën e vet që të mos na besojë, të hidhet edhe përpjetë, kjo vlen edhe për presidentin.

Të 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës nuk do e kishte lënë pa zbuluar edhe pse haptazi partiak. Ai e firmosi dekretin me duart e lidhura nga kushtetuta, pasi u ka thënë copë. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për të refuzuar dekretin për ministrat. Letra e Metës që më ka ardhur të shtunën mbrëma. “Kthim përgjigje për emërimin e Sandër Lleshajt. Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës suaj; u bëj me dije se, presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, por nuk thotë ku mbështetet. Në këto kushte Presidenti nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj”, kjo është letra. Presidenti nuk ka të drejtë ka refuzojë, por ta dekretojë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nuk kam asnjë objeksion se përse Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër në historinë e Republikës, në adresa të pa shkelura nga postieri i Presidencës. Për Lleshin asnjë vetë kinoshqupi nuk prodhoi ndonjë video, audio, apo ndonjë llaf goje, nuk janë pak si fillim i mbarë. Nuk e kam humbur besimin se presidentin nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi këtë temë. Ashtu sikur nuk do e kisha humbur për drejtorin e SHISH. Realisht cdo reflektim pozitiv është për t’u përshëndetur, aq më tepër Presidenti i republikës. E përshëndes dekretin dhe e uroj kreun e ri të SHISH,  për të filluar  reformimin e thellë të institucionit. Ky lajm i parë i mëngjesit ma përforcoi.

Deklarata për drejtimin e vendit me Sekretar Partie është e pazakontë. Kjo kohë dhe ky vend imponojnë përqendrim te rrugëdalja pas refuzimit të paprecedent të kryeministrit. Është vendosur në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm i institucioneve. Uroj që të mos ndodhë me qëllim e gjithë kjo. Shqipëria ka parë shumë më keq se kaq, ka parë kryeministra që talleshin me Presidentët, apo i thonin Presidentit ‘horr bulevardi’, apo që betoheshin me mustaqe dhe shërbenin të rruar. Lleshaj si asnjë paraardhës i tij disponon certifikatë sigurie. I larguam nga koalicioni para një viti. Krisja nuk është personale, as politike, por Kushtetuese dhe ne jemi këtu, do të bëjmë çmos për ta ngjitur në radhë të parë, uroj që Presidenti të gjë durimin dhe dëshirën për të mos e cuar krisjen në thyerje, që nuk do të jetë fundi i botës, por ta shmangim të gjithë bashkë. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të ishte në ndërtim nuk do të ishim para kësaj vështirësie, por fakti që mungon dhe punohet ditën dhe natën për ta bllokuar reformën në drejtësi nuk është mungesë e pakapërcyeshme.

Durimin për t’i dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin është baza e ekzistencës, mbrojtja e kushtetutës. Nëse presidenti nuk do i mungojnë dëshira për mirëkuptim kjo krisje zhduket në pak kohë. Ne do i bëjmë hysmetin këtij procesi dhe do të vijojmë që të komunikojmë. Kam një ndjesë, presidentin në radhë të parë është sajesë mediatike që përmes një gazetari në një klub mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit ka hedhur dorashkën për tiu drejtuar kuvendit apo grupit për arsyen e vërtetë të dekretimit, që mos qoftë ajo që më kanë dëgjuar veshët me të, jam gati që të pranoj që kam unë probleme me veshët, se ma ka thënë presidenti mua.

Mirë se të vini zoti President dhe të na rrëfeni. Por larg qoftë ajo që më ka thënë mua, cdo gjë e  pranoj, por jo një president qesharak të vendit tim. Sot votojmë shkarkimin e Xhafajt, më pas vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm dhe do i japim ca ditë kohë jo vetëm presidentit që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindjen e plotë, por edhe vetes për të hedhur hapin tjetër. 7 ditët e pamjtueshme që mori Presidenti, mua më tepruan që Lleshi është njeriu i duhur, që vjen në kohën e duhur dhe gjendet në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur.

Etiketa: edi ramaIlir MetaSandër Lleshi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shah me të vetët

Shah me të vetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com