• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, Meta dhe koha për plazh

08:55 | 27/07/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë e çuditshme, është dëshpëruese të shihet sesa shpejt krijohen dhe më pas harrohen menjëherë kauzat në Shqipëri. Edhe kur ato janë serioze. Edhe kur ato janë jetike. Edhe kur ato, së paku në formë bashkojnë të gjithë në aksion, por në fakt, shërbejnë për t’u ndarë në pasojë. Për të provuar dhe për të dhënë dëshminë e rradhës sesa i thellë është mosbesimi mes palëve, sesa i egër është egoizmi dhe antagonizmi politik, sesa me dëshirë afrohet të digjet jorgani vetjak, me kusht që të shkrumbohet deri në themel shtëpia e tjetrit.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Këto kauza harrohen zakonisht për t’u zëvendësuar me dëshirën e papërballueshme të llojit: kush shkon me kë! Të kësaj paradigme banale që edhe marrëdhëniet politike i sheh si marrëdhënie dashurie individësh, si refleks humori individësh dhe si sprovë dëshirash individësh. Më pak se një javë nga nata e gjatë e 22 korrikut (kishte kaluar mesnata e 21-shit) lajmet me togfjalëshin “reformë në drejtësi” janë fare të rralla. Janë sporadike. Dhe për këtë temë që nxehu dimrin e këtij viti dhe ftohu shumë humore këtë verë, pakkush kujtohet që të flasë, që të shpjegojë se çdo të ndodhë e çfarë pritet të ndodhë. Pakkush nga publiku di ose ka më shumë dijeni se një çështje prone mund të zgjidhet drejtësisht, se familjarët e një viktime nuk do të shohin vrasësin sërish shumë shpejt në rrugë sikur të mos ketë ndodhur gjë, që biznesi do të ketë përgjigje të menjehërshme për konfliktet me struktura të shtetit, se një çështje civile nuk do të endet nëpër gjykata më shumë vjet se Odiseu në rrugën për në Itakën e tij.

Asnjë nga këto nuk shqetëson pothuaj askënd, sepse teprimi i banalizimit edhe këtu nuk është kursyer: e gjithë reforma është reduktuar në mundësinë për hakmarrje dhe ndëshkim ndaj politikanëve dhe ndaj njerëzve të drejtësisë. Në mundësinë që të shihen nën këmbë ata që janë duartrokitur në tribuna politike dhe në hekura ata që janë parë si arbitra me togë të zezë.

Lehtësia e padurueshme, me të cilat kalojnë gjërat vërtet të rëndësishme në këtë vend, tashmë është zëvendësuar me rëndësinë e posaçme që po i jepet në çdo moment marrëdhënies së mundshme mes pjesëve të të majtës. Ky ngjan se është debati i vetëm mes të majtës, i cili mban pezull frymën në të djathtë.

Në hierarkinë e lajmeve tashmë ka ndryshuar gjithçka dhe rëndësia e tyre përcaktohet nga ngjyrat që merr humori mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Kush e do të majtën e bashkuar trishtohet se mes tyre nuk ka dashuri.

Kush e do të majtën të ndarë, trishtohet sepse mund të identifikojë se mes tyre ka ende interesa që i mbajnë bashkë.

Të parët janë idealistët naivë. Politika është një sport që nuk e njeh ndjenjën. Edi Rama është dëshmi e jashtëzakonshme në këtë pikë. Ilir Meta gjithashtu. Nuk bën përjashtim këtu as Doktor Berisha, as Fatos Nano dhe askush tjetër në politikë që kur është ngjitur lart, është parë me habi nga ata që kanë mbetur poshtë:  “Çudi, sa ka ndryshuar. Në opozitë ishte ndryshe”!

Të dytët që shohin interesin si alkiminë mes personave të ndryshëm, janë pragmatistët. Ata janë ndoshta edhe cinikë, por vetë politika është cinike në thelb: një grusht njerëzish që vendosin për fatin e gjithë shoqërisë. Pragmatistët llogarisin se për momentin as Rama dhe as Meta nuk mund të qeverisin të ndarë nga njëri-tjetri. Se çdo ndarje mes tyre, për të prodhuar formulën e nesërme të pushtetit, do të donte edhe votën e djathtë. Se të dy bashkë Rama e Meta mund të garantojnë ende lehtësisht një mandat të dytë dhe se veç e veç, me shumë gjasë, një nga ta, qëndron në opozitë. Kaq është historia. Pjesa tjetër është vetëm thashethem vanitoz plazhi. Dhe tani është vërtet kohë për plazh. Në plazh të gjithë janë të barabartë. Pa rroba, por vetëm me kostume banjoje, budallenj dhe të mençur, të djathtë e të majtë, idealistë dhe pragmatistë, ngjajnë njëlloj, edhe pse janë thelbësisht të ndryshëm.

/javanews.al/

Etiketa: ItakaLorenc VangjeliOdiseuparadigmëplazhreflekssporadiketogfjalësh

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

LSI, si e vetmja rrugë…për PD!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

19:54 | 26/03/2023
Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

19:46 | 26/03/2023
Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

19:32 | 26/03/2023
Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, qëllohet drejt një banese –

I shpërthen dinamiti, ndërron jetë 50-vjeçari në Fushë Arrëz –

19:26 | 26/03/2023
Serie A/ Interi kryeson atje “ku nuk duhet” –

Serie A/ Interi kryeson atje “ku nuk duhet” –

19:14 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –
  • Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –
  • Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –
  • I shpërthen dinamiti, ndërron jetë 50-vjeçari në Fushë Arrëz –
  • Serie A/ Interi kryeson atje “ku nuk duhet” –
  • Anglia solidarizohet edhe në fushë me Ukrainën (FOTO-GALERI) –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –
  • Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com