Në ceremoninë e inagurimi të godinës së komisariatit të policisë rrugore në Tiranë kryeministri Edi Rama nuk la pa lavdëruar punën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edi Rama: “Respekt për skuadrën e ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që të çliruar nga kthetrat e politikës të lidhur me krimin që i mbante në një trysni të përditshme dhe ua kishte bërë ferr punën e tyre sot janë në krye të detyrës dhe çojnë përpara një projekt madhështor të vënies së policisë tërësisht në shërbim të qytetarëve. Kjo punë ka në krye ministrin e Brendshëm dhe sa herë më jepet rasti e përsëris se puna e tij meriton çdo lëvdatë pasi jo më kot meriton dhe gjylen e përditshme të baltës së SHQUP. Kompliment që vjen nga ata që jo vetëm shtet nuk njohin por as nuk dinë të bëjnë dhe prandaj mbushin topat e baltës dhe gjuajnë nga policia e shtetit që është modeli për tu ndjekur nga të gjithë”