Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, komenton letrën e dytë të kryeministrit Edi Rama për kreun e PD Lulzim Basha.
Nga Korça Salianji deklaroi se letrat e Ramës nuk janë serioze dhe se me letra nuk zgjidhet kriza dhe nuk bëhet një Shqipëri më e mirë.
“Me letra nuk zgjidhet kriza. Me letra nuk hanë dot dhe nuk ushqehen dot shqiptarët, me letra nuk bëhet një Shqipëri më e mirë. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarët, ai të vazhdojë të vjedhë edhe pak kohë sa i ka mbetur, derisa si i thuhet nga anët tona: Burgut hapu”, theksoi Salianji.