Analisti Andi Bushati e ka quajtur të pavend dhe të rrezikshëm krahasimin që kryeministri Rama ka bërë me “Duçen” e Italisë, qoftë kjo edhe shaka nga ana tij.
“Vetë kryeministri Rama ka marrë shembull rastin e Italisë, e ka thënë edhe në shtypin italian, kështu i ndodhi edhe opozitës italiane (u zhduk) tha dhe shtoi: A kujdes unë nuk jam Duçja. Nuk e di nëse është lapsus i pandërgjegjshëm apo e ka thënë me vetëdije, por thelbi ku duhet të reflektojmë është se askush nuk fajëson vendosjen e fashizmit për faj të opozitës italiane dhe kjo është gafa historike që bën Rama. Por fakti është ky, vendosja e regjimit atje nuk erdhi si faj i gabimeve të opozitës dhe evokimi i kësaj qoftë dhe për shaka për mua është i pavend, është i rrezikshëm.“- shprehet Bushati nga studio e “Opinion” në News 24.
Sipas Bushatit opozita ka ndermarrë një akt ekstrem për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët për situatën në vend. Sipas tij opozita në Shqipëri mund të zhduket vetëm nëse instalohet një regjim pasi.
“Risku që opozita të zhduket është i madh. Opozita ka ndërmarrë një akt ekstrem për të ndërgjegjësuar ata shqiptarë, për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët e gjendja nuk është aq rozë sa e paraqisni juve. Rreziku i një disfate të opozitës tani është shumë më i madh, por akti i tyre për djegien e mandateve ishte i domosdoshëm, s’kishte rrugë tjetër më mirë se një opozitë fasadë. Opozita zhduket vetëm kur instalohet regjimi.
Nëse qëllimi final i opozitës është të shembë themelet e sistemit nuk mund të shembë vetëm një nga themelet e godinës, pra la parlamentin nuk duhet as të marrë pjesë në zgjedhje”,- shtoi ai.