Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës që degjeneroi në dhunë në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së vendosur.
Përmes një postimi në facebook, Rama e quan dhunë barbare mbi pronën e përbashkët dhe paralajmëron se dhunuesit do marrin përgjigjen e duhur.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”