Rama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vet dhe vetëm veten e vet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vet dhe vetëm veten e vet

06:35 | 02/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Enkel Demi

Kjo solloratje e tij nëpër rrënoja, përlotjet, ngashërimet, hakërimet, humori i pavend e kanë kthyer këtë njeri në një hienë që kërkon ushqim mbi kufomat e fatkeqësisë. Po bën gjithçka që të rrëfejë se është i pranishëm, betohet se nuk do i vjedhë ndihmat, megjithëse ata që po i zgrepin janë shefa policie. Mbyll protalet që e vënë në hall, plas në burg një vajzë të panjohur në Durrës, besimtare, por i pëlqen të kuvendojë me tespije në dorë dhe të ketë në të mëngjër Elvis Naçin.

Të nesërmen e gjëmës premtoi se do i ndërtojë të gjitha shtëpitë deri në vitin 2020. Caktoi një afat kohor, në mënyrë që mos t’i shkojë kush në derë e t’i lypë zgjedhje të parakohshme, sepse t’i thotë: “Tani kemi këtë hallin e madh, zgjedhjet në 2021!”. Kaq i duhet Batonit të lëshohet dhe të bëjë “profetin” gojëprishur.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Por, Ramës kjo nuk i del, nuk i zënë këmbët dhè e niset derë më derë, ku ka mort. Ai e di që shqiptari nuk të nxjerr përjashtë, nëse ia pi kafen, por duket sheshit që e presin keq. I është bërë makth që e presin keq, ndaj dhe lehja e një qeni që i bëhet si “Rama ik!” ia lëshon nervat dhe grindet, i leh ai qenit.

Në gjithë qeverisjen e tij nuk ka falur një grimë dashuri, sepse nuk ka ku ta gjejë, ndaj është vonë që të mbajë në të mëngjër klerikë. E ka zemrën gropë. Kështu që kur kryetarja e Durrësit thotë se jemi të lumtur që vdiqën vetëm 50 vetë, ajo ka cituar atë që ka dëgjuar nga ai. E hëngri ajo, se ishte tyryfyle që e tha, por ajo ashtu e ka dëgjuar. Durrësi që ra sikur qe ndërtuar me lego dhe jo me beton mban në bark Edi Ramën me zemrën gropë që në këtë qytet ka mbirë dy pëllëmbë burrë. Ai është Vangjush Dako, i cili u rikthye në vendin e krimit, në bashki, atje ku janë dhënë ato palo leje.

Durrësi sot vuan zinë e bukës, njerëzit nuk kanë ku fusin kokën, ai gjen kohë të thotë se jo të gjithëve do ua bëjmë shtëpinë, madje jo për të gjithë ka hotele me 5 yje që nuk ua mban xhepi as për pushime.

Edi Rama bredh kudo, është me kamera me vete, flet, bërtet, kërcënon, mbeti në televizor, por nuk i ka duk puna, se nuk punon. Nuk i kemi parë nëpër ekrane shefat e shteteve, ku kanë rënë fatkeqësi të këtilla, vetëm këtë shohim që rend si kali në lëmë, ku shquan një llampë të kuqe kamere.

Por, ai nuk ka hallin e njerëzve, nuk i duhen banesat, zija e bukës, ai duhet të dalë, që ta shohin se është i pranishëm, që është në krye të pirgut të rrënojave, në mënyrë që mos ta heqin, se tërmeti i ka rrënuar pushtetin, të cilin e mbante me llogje dhe thashetheme grash. Ai ka rënë, por duhet të shfaqet në këmbë, ani se i dridhet dora, ani se i ka lëshuar gjithë pëllumbat nga kafazi. Atij i duhet të qëndrojë në këmbë, mundësisht si Din Hyka i realizmit socialist me proteza, të cilat janë çfarëdo, herë Elvis Naçi, herë Lul Basha që nuk i sulet, herë njerëz të paguar që qajnë për të në këtë teatër mizor, ku ai qëndron si Caravaggio, ku Davidi mban kokën e tij të prerë.

Etiketa: CaravaggioDavidiDin Hykaedi ramaElvis NaçiEnkel Demigojëprishurhakërimetlegolul bashangashërimetpërlotjetRama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vetrealizmi socialistrrenojaVangjush Dako

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

nga 27
07:45 | 16/03/2026
0

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

nga 27
07:39 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

nga 27
07:35 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Para
Rëndohet tragjedia/ Ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

Rëndohet tragjedia/ Ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com