Edi Rama i është drejtuar sot me një letër publike kreut të opozitës, Lulzim Basha, ku i kërkon të ulen në tryezën e dialogut. Pas letrës së Ramës pritet edhe përgjigja e Bashës.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë në Durrës në orën 18.45, në një takim me mbështetësit e PD dhe qytetarët. Gjatë këtij takimi pritet që lideri demokrat t’i japë përgjigje letrës publike që Kryeministri Edi Rama i nisi atij pak minuta më parë.