Rama, hip në autobus! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, hip në autobus!

21:35 | 13/03/2019
në Kryesore
0

Nga Elona Caslli

” Kur të mos më keni, do më kujtoni!- ishte deklarata jote.

Teksa e lexova këtë fjali, menjëherë më erdhi ndërmend “ prova e autobusit”. E kam lexuar shumë kohë më parë, por për dreq nuk e kujtoj, ku e kam lexuar dhe kush e ka shkruar. Ka ca ditë në jetë, në të cilat, e ke kokën rrëmujë. Ashtu si rrëmuja që shkaktohet, kur krejt papritur fillon shiu dhe ti rend me nxitim drejt ballkonit për të mbledhur teshat e ndera në tel. Dhe pasi i ke mbledhur nxitimthi, i hedh mbi divan. E pastaj të takon ta sistemosh në sirtarët përkatës, atë bashkësi të rrëmujshme çorapesh, pantallonash, pulovrash etj.

Read more

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Kur isha e vogël, i përjetoja shpesh ditë të tilla. Sa herë që fillonte të binte shi, nëna zgjaste kokën nga ballkoni dhe në pjesën dërrmuese të rasteve, më thoshte:- Shko poshtë dhe thuaj fqinjës që të mbledhë rrobat se ka filluar shiu.

Më bezdiste shumë kjo pjesë. Duhet të lija lojën time, të zbrisja poshtë, të trokisja në derë dhe t’i thoja fqinjës – Mamaja më tha se ka filluar shiu dhe duhet të mblidhni rrobat.
Shumë të pakta ishin rastet që nuk më takonte ta bëja këtë gjë, sepse fqinja ime kurrë nuk e vinte re që kish filluar shiu.

Dhe kur rikthehesha në strehën e lojës, protestoja gjithmonë me të njëjtën fjali- Nuk e kuptoj pse duhet të zbres poshtë. Nëse fillon shiu, i lag rrobat. Kur mbaron shiu, rrobat e lagura thahen prapë.
Nëna ime më përgjigjej gjithmonë: Nuk është kështu si thua ti!

Nuk e kuptova kurrë si ishte asokohe. Vetëm me kalimin e viteve, kuptova se ishte një Aleancë e Grave për Mbrojtjen e Rrobave nga shiu.

Dhe tek ajo bashkësia e mendimeve të hedhura rrëmujë, më rivjen në kujtesë ‘”prova e autobusit”.

“ Prova e autobusit” këshillohet për individë të veshur me pushtet. Duket se , pushteti të ushqen me ndjesinë e të qenit i përveçëm mbi tokë. Me pak fjalë, të krijon iluzionin se i gjithë njerëzimi është i përgjithshëm, ndërsa ti je një qënie e përveçme në krahasim me njerëzimin. Për ta luftuar këtë ndjesi dehëse, këshillohet “ prova e autobusit”.

Kjo provë nënkupton përdorimin e autobusit në orët e mëngjesit. Në orën, kur e gjithë njerëzia në qytetin tënd vrapon. Kur një nënë nxiton të çojë fëmijën e saj në çerdhe, kur një infermiere kthehet nga turni i tretë dhe nxiton t’ia marrë ditës, orët e gjumit që ia vodhi nata, kur një nxënës vrapon për të kapur orën e parë të mësimit, kur një student nxiton të përsërisë me zë të lartë , kapitullit të cilit nuk i kushtoi shumë vëmendje gjatë sezonit , një orë para provimit.

“Prova e autobusit” të ndihmon të zbresësh tek njerëzia, thek thelbi i së përditshmes në vendin tënd. Të mëson njeridashjen. Autobusi është një pikë takimi i njeriut me njeriun dhe thuhet se e ndihmon një individ të Pushtetshëm të njerizohet; të shndërrohet në njeri, të marrë tiparet e njeriut.

Mbaj mend se, pasi e pata lexuar, vendosa ta kaloja edhe unë si provë, ndonëse nuk kam kurrfarë pushteti në dorë. Doja ta kuptoja thelbin e atij mendimi të shkruar dhe ta prekja nga afër.

Meqënëse më pëlqen të ecurit, nuk e përdor autobuzin. Nga xhamat e tij, i shoh gjithmonë njerëzit ngjitur si sardele njëri mbi tjetrin dhe kjo më heq çdo lloj dëshire për të qenë sardelja e radhës.

Sidoqoftë, kur vendosa të hipja në autobus, kuptova se e përditshmja e mund njeriun. Nxitimi për të çuar të përditshmen përpara. nuk të jep kohë as të flasësh, por thjesht të veprosh.

Në fillim do të hasesh me një faturino që përsërit pambarimisht të njëjtën parullë- Para, para, shtyhu para, para!
Dhe ti do të shtyhesh dhe do të të shtyjnë. Do të shohësh një fëmijë duke qarë sepse nuk do të shkojë në çerdhe. Dikujt tjetër do t’i hapet goja. Dikush mund të të akuzojë se i shkele këmbën. Dikush tjetër mund të zihet me një të panjohur thjesht sepse ai i zuri radhën e zbritjes nga autobuzi.

Autobusi është bashkim fatesh. Shumë jetë të ndryshme dhe të ngjashme njëkohësisht në një automjet të mbuluar, që presin të zhvendosen nga një stacion në një tjetër.

Dhe kur mbërrin stacioni yt, aty ka vetëm një rregull që duhet ndjekur, nëse je në fund të autobusit dhe duhet të mbërrish në derën e daljes- Shty, shty, shty, përndryshe nuk mund ta çash dot atë masiv shpinash e kurrizesh që ndodhen përballë teje dhe e humb stacionin tënd, sikundër e humba unë dhe detyrohesh të zbresësh në stacionin tjetër.

Dhe kam përshtypjen se pasi të kesh zbritur nga autobusi, do të jesh më pranë së vërtetës; dhe jo më pranë së vërtetës tënde, por pranë asaj të vërtete që i përket njerëzisë dhe që është e vërteta e vetë të vërtetës.

Ndaj, para se të shprehesh mbi Kujtesën apo Harresën e emrit tënd, hip në autobus dhe aty do të kuptosh se sa larg është e vërteta jote nga e vërteta e popullit tënd.

Post Scriptum- Thuhet se gjithkush duhet të sillet në jetë, në mënyrë të tillë që, emri i tij të jetë i denjë për një kujtim.

A është vallë emri yt i denjë për t’u shndërruar në kujtim?!

Besoj se “prova e autobusit” mund të të japë një përgjigje për këtë.

Elona Caslli

Etiketa: autobusedi ramaelona caslli

Të Lidhura

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Para
Rama brenda nesh dhe Rama jashtë nesh

Rama brenda nesh dhe Rama jashtë nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com