Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me rrethin e ngushtë të PS, nga ku dolën emrat e kandidatëve për 61 bashkitë ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët.
Rama u shpreh se gjithçka është vendosur, ndërsa sa i takon bashkisë së Peqinit dhe Hasit ai tha se ka dhe disa detaje për të cilat do dakordohet me drejtuesit e qarqeve.
Në fund Rama po priste pyetjet e gazetarëve por ata nuk i bënë asnjë pyetje dhe thjesht e falenderuan.
“Ou? Kaq?! Jeni bërë shumë të mirë. Do bëhem edhe unë i mirë me ju”, tha Rama dhe u largua i buzëqeshur.