Kryeministri Edi Rama tha sot se fremerëve do të mundësohen kredi me interesa të ultë nga bankat madje edhe me interes zero.
Gjatë takimit që zhvilloi pasditen e sotme me fermerët e fshatit Strumë në Roskovec, Rama u shpreh se qeveria ka arritur financimin për 60 projekte në kuadër të programit të bujqësisë.
Gjithashtu Kryeministri tha se bashkinë do të asistojnë në realizimin e këtyre projekteve.
Rama:
“Bashkitë do të bëjnë asistencë për të realizuar këto projekte, bashkë me qeverinë do t’i çojnë këto aplikime drejt bankave dhe sipas skemave mund të merren kredi me 0 interes ose edhe të buta. Është e gjitha një risi, e cila varet nga qeveria, por edhe nga ju”.