Demokratët gjatë gjithë seancës paralamentare të kësaj të enjteje i kanë mëshuar faktit se Rama është në pushtet falë mbështetjes së krimit. Duke ju referuar lajmit të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, që flet për blerje të votave, kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se demokratët kanë 5 vite që e kanë thënë këtë.
Pas diskutimeve të shumta për “Zërin e Amerikës”, ka ardhur edhe reagimi i Ramës. Ai ka vijuar akuzat ndaj “Zërit të Amerikës” duke e cilësuar si zëdhënës të kazanit.