Diskutohet projektligji i Lëvizjes Socialiste për Integrim për konçesionet
Kryeministri Rama, ka thirrur në një drekë punë anëtarët e komisionit parlamentar të Ekonomisë. Arsyeja e kësaj drake pune e kreut të qeverisë me ligjvëenësit e këtij komisioni mësohet të jetë edhe projektligji i LSI-së për konçesionet. Çështja e konçesioneve është një ndër problemet më kryesore mbi të cilat mbështeten akuzat e opozitës.
Ndërkohë Ilir Meta dhe deputetët e tij kanë propozuar që çështja e konçesioneve me rëndësi të madhe për ekonominë e vendit, të kalojë si ligj i posaqëm në parlament dhe që konçesionet të miratohen nga parlamenti. Me këtë mënyrë, shmanget sipas Metës mundësia për korrupsion me dhënien e konçesioneve.