Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare njëditore.
Kryeministri ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një video nga takimi i mirëseardhjes, ku shihet që shoqërohet edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Doha, Katar – Me Emirin e Katarit, Lartësinë e Tij Tamim bin Hamad Al Thani, në takimin e mirëseardhjes në vizitën njëditore”, shkruan kryeministri.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/315840922424820/