Menjëherë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka garantuar depuetetët socialistë se timonin e mori PS.
Megjithatë Rama u bën thirrje socialistëve të mobilizohen në procesin e rëndësishëm të numërimit të votave.
“Sipas të gjitha të dhënave timonin do ta kemi; Ju lutem ju lutem, ju lutem mobilizim total për cdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi!
Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm; Rroftë Partia Socialiste; Rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë.
Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirekuptim i plotë për këdo nuk na ka votuar.
Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullore, për ta çuar me nder, deri në numerimin e votës së fundit këtë betejë historike për Shqipërinë që duam”, ka shkruar Rama.