• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, batuta në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave: I vetmi në këtë sallë pa titull shkencor

11:02 | 10/10/2022
në Uncategorized
0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta fjalën e tij në konferencën që u mbajt në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave. Nga Kuvendi ku po mbahej konferenca, Rama deklaroi me humor se ishte i vetmi në sallë pa asnjë titull shkencor, ndërsa shtoi se Akademia ka një vlerë të madhe.

Rama u shpreh se ky institucion përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe dhe sipas tij, nëse sot kemi një gjuhë të unifikuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj akademie shkencash.

Lexo edhe

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –

Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

“Jam i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor. Për çdo njeri që merret me shkencë, termi Akademi ka një vlerë të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Si një institucion i ngritur mbi vlerat e krijuara nga Akademia e re e Voskopojës. Para ’90 ishte koha kur liria ishte kufizuar dhe hapësirat e mundësitë e njerëzve të shkencës ishin tejet të ngushta. Por krahasimi i para dhe pas ’90, e bën pas ’90 të duket jo mirë përballë gjithë atyre punëve, veprave dhe figurave. Kaq e vërtetë është kjo, sa që kur vizitoja Akademinë e Shkencave pas ’90 dhe dëgjoja ato kërkëllitjet e parketit të vjetër më dukej sikur ishte Eqrem Çabej që rrotullohej në varr nga gjendja e mjeruar e atij institucioni. Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot ne kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj akademie shkencash që sot është në një përpjekje për tu kthyer në lartësinë që i takon. Nëse nuk do kishte ekzistuar Çabej, Aleks Buda dhe një sërë figurash të tjera do ishim të paarmatosur në rrjedhën e gjithë debatit mes vendeve. Çfarë historie do mund të shkruanim ne sot? Nëse sot në këtë Akademi nuk do ishin disa për fat të mirë prej nxënësve të atyre kolosëve të mëdhenj, asgjë… sigurisht që detyra e këtij institucioni dhe përgjegjësia nuk është vetëm mbajtja në kontroll e së shkuarës në funksion të themeleve të shtëpisë sonë të përbashkët. Ne kemi më shumë argumente sot për tu përballur me botën si shqiptarë”, tha Rama.

Etiketa: KuvendRamasalleshkenca

Të Lidhura

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

nga 27
08:27 | 31/03/2023
0

Ekspertët thonë se gjumi prej gjashtë deri në tetë orë çdo 24 orë është i nevojshëm. Por nuk është e...

BIRN tregon problemet e pastruesve me pagat e tyre –

Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –

nga 27
08:15 | 31/03/2023
0

Të gjithë sektorët e ekonomisë të gjendur nën presionin e mungesës së punonjësve dhe kostot e larta të jetesës rritën...

Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

nga 27
08:13 | 31/03/2023
0

Djali 6-vjeçar i reperit Flo Rida ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv me lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga...

Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –

Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –

nga 27
08:07 | 31/03/2023
0

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do t’ia lejonte hyrjen në Kosovë, presidentit serb, Aleksandar Vuçiç....

Para
Nuk keni për ta besuar, Nora i rikthehet “dashurisë” së vjetër (FOTO)

Nuk keni për ta besuar, Nora i rikthehet “dashurisë” së vjetër (FOTO)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

08:27 | 31/03/2023
BIRN tregon problemet e pastruesve me pagat e tyre –

Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –

08:15 | 31/03/2023
Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

08:13 | 31/03/2023
Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –

Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –

08:07 | 31/03/2023
Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën –

Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën –

07:59 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –
  • Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –
  • Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –
  • Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –
  • Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën –
  • Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –
  • Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com