• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Basha, aleanca e krizës

11:05 | 06/04/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Rama zgjodhi të kalojë një ditë të zakonshme pune, duke u marrë me fshatarët e Baldushkut. Lulzim Basha zgjodhi një ditë të thjeshtë pune duke mbajtur një tjetër fjalim në çadër. Ilir Meta nga ana e tij duket sikur ka ulur siparin e skenës, ku sërish u mundua të tërheqë projektorët. Hodhi në lojën e politikës propozimin e qeverisë së besimit, duke i vënë në hall dukshëm dy forcat e mëdha politike.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Pikësëpari me këtë vendim të kryesisë së LSI-së, pra zyrtar, kjo parti zgjedh të dalë praktikisht në opozitë, ashtu si bëri pak a shumë në prillin e katër vjetëve më parë. Kryeministri tani duhet të zgjedhë; të vazhdojë qendresën që shfaqi në Asamble, duke shkuar në zgjedhje më 18 qershor dhe emëruar opozitën, ose të pranojë qeverinë e besimit, ose Paktin Kombëtar që ka propozuar tre ditë më parë Shpëtim Idrizi dhe që e mbështet zyrtarisht LSI-ja.

Nga ana tjetër, këto lëvizje politike i heqin çadrës kunjat një nga një. Ka një ftesë për të bërë politikë dhe populizmi i fjalimeve mëngjezore e mbrëmësore kalojnë në plan të dytë. Duket që në çadër ka mërzi pas dyzetë e ca ditësh. Pati një farë feste mes militantëve, kur Meta rrëfente në televizor vendimin e kryesisë së LSI-së. Demokratët duket ashiqare që duan të dalin prej çadrës dhe kërkojnë nga udhëheqësit të bëjnë politikë. Në këtë lëmë nuk ka kurrë fitore të plotë, por ka lëshime.

Rama një ditë më pas ka dhënë shenja që nuk lëshon kurrsesi. Vetë zgjodhi Saimir Tahirin, zërin më të fuqishëm anti-LSI që shkonte në Baldushk. LSI nëpërmjet zëdhënësit bën një lojë fjalësh, kur thotë: “duhet të lëshojmë pushtet që të bëjmë shtet”. Po tallen rëndshëm me parullën e Ramës: “Ne bëjmë shtet!”.

Basha nga krahu tjetër i thotë Metës: “nëse je i sinqertë mirësevjen në çadër”. Është krejt e kundërta, askush nuk do me shku më nën strehë, të gjithë duan të dalin, ndoshta përveç Bashës.

Pra, çuditërisht ngjan sikur kundërshtarët e vërtetë kanë të njëjtin hall; Rama nuk do me mbyll qeverinë, Luli nuk do me mbyll çadrën. Secili kërkon të dalë triumfator në një betejë me mullinjtë e erës.

Në fakt, thelbi i skpeticizmit Rama-Basha është vetting-u dhe ligji zgjedhor. Qeveria e besimit apo Pakti Kombëtar që janë dy mënyra për të dalë nga kriza zhveshin të gjitha alibitë për mosvotimin e vetting-ut dhe babëzinë e dy partive të mëdha për të marrë vota që nuk u takojnë. Të tjerat janë rrahje e uji në havan.

Kjo javë politike me gjithë tollovinë e saj çliroi një pjesë të politikës nga kriza dhe ka zhytur edhe më thellë në krizë vetëm Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Të dyja janë vënë para dilemës së vështirë që të bëjnë një zgjedhje. Tashmë janë kaq shumë në dritë të diellit sa ngjajnë me përrallën e mirënjohur të “Mbretit gollomesh”.

Ramës i duhet të zgjedhë të sakrifikojë pushtet që të bëjë shtet, Bashës të ulë ombrellën dhe të prodhojë politikë. Nëse dhia e njërit apo e tjetrit do të jetë shterpë nuk ka bylmet dhe atëherë po që kriza do të ketë nevojë për veprime të forta si ndërrimi i kopesë së stanit.

Etiketa: aleanca e krizësbabëzibylmetdhiaEnkel DemigollomeshRama-BashaShpetim Idrizishterpëtolloviujë në havan

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Doda: PDIU e gatshme që të iniciojë një tryezë dialogu mes PS dhe PD për kalimin e krizës (film)

Doda: PDIU e gatshme që të iniciojë një tryezë dialogu mes PS dhe PD për kalimin e krizës (film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja pse shënoj shumë gola –

Ja pse shënoj shumë gola –

22:21 | 21/03/2023
Unë luftën e bëra –

Unë nuk luaj me … –

22:11 | 21/03/2023
Psikologu shpjegon 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre –

Psikologu shpjegon ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre –

22:07 | 21/03/2023
Balluku bën rrugët, motra e saj zgjedh prokurorët –

Balluku bën rrugët, motra e saj zgjedh prokurorët –

21:59 | 21/03/2023
24-vjeçari tregon sekretin për t’u bërë milioner: S’duhet të punosh –

24-vjeçari tregon sekretin për t’u bërë milioner: S’duhet të punosh –

21:55 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja pse shënoj shumë gola –
  • Unë nuk luaj me … –
  • Psikologu shpjegon ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre –
  • Balluku bën rrugët, motra e saj zgjedh prokurorët –
  • 24-vjeçari tregon sekretin për t’u bërë milioner: S’duhet të punosh –
  • Ja kur dhe si do arrestohet Arben Ahmetaj –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse shënoj shumë gola –
  • Unë nuk luaj me … –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com