Radhë të gjata në Pikën Kufitare të Kakavijës. Prej mesditës së sotme është konstatuar radhë 2 km në pjesën greke të Kakavijës.
Vargu i automjeteve në pritje për të ardhur në Shqipëri është shumë i gjatë pasi pala greke po punon me një sportel përgjatë gjithë ditës. Aktualisht është me dy sportele, një në hyrje dhe një në dalje. Ndërkaq pala shqiptare punon me 3 sportele në hyrje.