Qyteti që nuk buzëqesh

Duhet të lëçisni

Vendimi, Hiqen maskat, shkurtohet ora policore

Ashtu siç edhe pritej, ulja e shifrave të infeksionit pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid. Në mbledhjen e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet...

Tom Doshi me 3-4 diploma, prandaj komandon gjithë këtë popull ushtar… (film)

Tom Doshi ka qenë sfidanti i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, i cili ia doli t’i japë tre mandate shtesë Edi Ramës, megjithë kundërshtinë shumë...

Aurela Basha tregon kush e ndihmoi për gatimin

Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të opozitës, ka ndarë të shtunën një moment shumë të veçantë me ndjekësit e saj në instagram. Është momenti i...

Gurvenantori i bankës së Anglisë: Ata që investojnë në kriptmonedha duhet të përgatiten t’i humbin paratë

Gurvenatori i bankës së Anglisë Andrew Bailey ka deklaruar se kriptomonedhat ose të quajtura ndryshe monedhat virtuale nuk kanë “vlerë të brendshme” dhe njerëzit...

Nga Jona Koprencka

Në vitin 2009 nisa studimet e larta pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Kujtoj ende se si gumëzhinte nga zërat dhe lëvizjet e studentëve, jo vetëm universiteti, por e gjithë zona përqark. Studentët e ardhur nga rrethet ishin mjaft të knënaqur që kishin arritur të pranoheshin në një fakultet dhe që do të ndiqnin studimet në Elbasan, në djepin e kulturës, në qytetin e Normales dhe universitetit që kishte nxjerrë breza të tërë mësuesish, nga më të njohurit, në gjithë Shqipërinë.

Si vendase që isha, kënaqësia e të studiuarit në Elbasan, më dukej pak e habitshme, për shkak se gjithnjë më vihej në dukje pasuria e jetës social-kulturore të qytetit, jo vetëm gjatë muajve të vitit akademik, por edhe në sezonin e verës. Elbasani ishte një qytet me ekonomi në ngritje, për shkak të hapjes së tunelit Elbasan-Tiranë. Ky tunel, jo vetëm që afroi në distancë dy qytetet, por e ktheu Elbasanin në një “lagje” të kryeqytetit, ku të rinjtë shkonin çdo mëngjes për të punuar duke u kthyer në mbrëmje, pa patur nevojë të një banese për të jetuar në kryeqytet, gjë e cila do t’i merrte një pjesë të konsiderueshme të pagës mujore. Kështu që ekonomia filloi të lulëzonte, për shkak se fitimet e marra shpenzoheshin në vendlindje. Me padurim, të gjithë studentët e brezit dhe unë prisnim që të përfundonim edhe studimet master për të dhënë kontributin tonë në qytet. Entuziazmi i kyerjes së sudimeve u shua duke provuar se punësimi në institucionet shtetërore ishte pothuajse i pamundur, nëse nuk kishe ndihmë politike, kurse pagat e ofruara nga sektori privat, ishin të pamjaftueshme për një të ri, i cili do të niste karrierën e tij. Megjithëse në atë kohë, 7 vbjet më parë,  dukej sikur ky qytet nuk kishte në gjendje të përmbushte nevojat tona, si të rinj të shkolluar dhe kualifikuar… tani them me bindje se ato kanë qenë vite shumë të mira për Elbasanin.

Sot, nuk e njoh më qytetin tim. Në Elbasan ka pllakosur varfëria, papunësia, bandat, nepotizmi dhe mbi të gjitha trishtimi.

Elbasani si qytet, por edhe si qark, është i dyti në rang kombëtar  për numrin e lartë të papunësisë. Pjesa dërrmuese e të punësuarve paguhen me pagën minimale, ndërsa ndihma sociale afërisht 7 mijë lekë të reja është qesharake, nuk mjafton as për të paguar drita dhe ujë, jo më për të ushqyer një familje. Për t’u puësuar në administratën vendore, duhet të kesh lidhje të mira dhe të forta me pushtetin vendor, ku adminstrata është qartas e mbingarkuar.

Para disa vitesh mund ta cilësoja Elbasanin si qytetin e arsimit dhe të kulturës, sot disa degë të fakultetit janë mbyllur, për shkak të mungesës së studentëve, ndërsa degë të tjera rrezikojnë të mbyllen. Në fillim të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, për shkak të mosregjistrimit të studentëve janë mbyllur 11 degë: Filozofi-Sociologji, Matematikë-Informatike, Fizikë-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhë Frënge, Gjuhë Italiane, Gjuhë Gjermane, Gjeografi dhe Gjuhë Italiane, Histori dhe Gjuhë Gjermane dhe Histori-Gjeografi. Ndërsa në të gjitha programet e studimit  janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira. Shkak për një situatë të tillë është emigracioni, studimi jashtë vendit si një mundësi për të vijuar jetesën jashtë dhe mosbesimi në arsimim. Shumë të rinj shohin të “fortët” e qytetit me makina luksoze, me biznese, të cilët nuk janë “diplomuar”, por që bëjnë një jetë më të mirë sesa të diplomuarit.

Në qytet nuk ka kinema, teatri shfaqjet i ka gjithnjë e më të rralla, punimet në vendgërmimet arkeologjike kanë mbetur përgjysëm dhe askush nuk kujtohet për to, në mes të qytetit, pranë Rrapit të Bezistanit është zbuluar një afresk, insitucionet përkatëse nuk i kanë ndjekur më punimet. Muzeu etnografik është lënë më mëshirë të fatit, duke qëndruar më shumë i mbullur sesa i hapur për qytetarët.

Elbasani nuk buzëqesh. Qytetarët nuk qëndrojnë më në orët e vona jashtë se u druhen cubave. Qyteti është kthyer në kryeqendrën e krimit, lajmet për vrasje dhe luftë mes bandash janë gjithmonë e më të shpeshta. Qyteti i luleve dhe arsimit është kthyer në qytetin e bandave që mbulon kronikat e zeza në edicionet e lajmeve.

Çelebiaj, në kujtimet e tij thoshte: “Elbasani është një qytet që kur zgjohesh në mëngjes të duket sikur vallëzon me ëngjëjt”. Nuk do doja të shkoja kaq larg në histori. Do dëshiroja që qytetetit tim t’i rikthehej vitaliteti i të paktën para 10 viteve, kur Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ishte nga më të preferuarit e studentëve, kur rrugët e qytetit gumëzhinin nga lëvizja e qytetarëve, kur në çdo orë të ditës a të natës mund të lëvizje pa frikë, kur Teatri “Skampa” kishte një kalendar shfaqjesh të larmishme, kur muzeu etnografik ishte ende i preferuar për t’u vizituar, kur turistët e planifikonin një ditë në Elbasan, jo të kalonin thjesht si një qytet tranzit dhe mbi të gjitha, do të doja që në qytet të rikthehej shpresa dhe entuziazmi që lexohej në sytë e qytetarëve.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Vendimi, Hiqen maskat, shkurtohet ora policore

Ashtu siç edhe pritej, ulja e shifrave të infeksionit pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid. Në mbledhjen e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet...

Tom Doshi me 3-4 diploma, prandaj komandon gjithë këtë popull ushtar… (film)

Tom Doshi ka qenë sfidanti i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, i cili ia doli t’i japë tre mandate shtesë Edi Ramës, megjithë kundërshtinë shumë...

Aurela Basha tregon kush e ndihmoi për gatimin

Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të opozitës, ka ndarë të shtunën një moment shumë të veçantë me ndjekësit e saj në instagram. Është momenti i...

Gurvenantori i bankës së Anglisë: Ata që investojnë në kriptmonedha duhet të përgatiten t’i humbin paratë

Gurvenatori i bankës së Anglisë Andrew Bailey ka deklaruar se kriptomonedhat ose të quajtura ndryshe monedhat virtuale nuk kanë “vlerë të brendshme” dhe njerëzit...

Dita e dytë pa pacientë të intubuar nga COVID-19

Për të dytën ditë radhazi në spitalet Covid nuk ka asnjë pacient të intubuar. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 7 pacientë po trajtohen në...